Të vërtetat mbi puthjen

  • 01 August 2015 - 11:07
Të vërtetat mbi puthjen

Puthja është shprehja më e zakontë e dashurisë.

Nuk ka rëndësi nëse ju pëlqen ajo franceze apo një puthje normale në faqe, puthja nuk është vetëm argëtim dhe kënaqësi, por ka edhe disa avantazhe.

80 përqind e njerëzve thonë se puthin dikë çdo ditë.

Më shumë preferohen puthjet në buzë, më pas vijnë puthjet në qafë.

Intensiteti i puthjeve tek njerëzit ka ardhur duke u rritur vitet e fundit.

Nëse në vitet ’80 një puthje zgjaste deri në 5.5 sekonda, tani zgjat plot 12 sekonda mesatarisht.

Puthja është e mirë edhe për shëndetin.

Njerëzit që puthin më shumë duhet të shkojnë më pak tek mjeku.

Besojeni ose jo, puthja forcon sistemin imunitar.

Një puthje është si një vaksinë orale. Kjo për shkak se bakteret në pështymë janë të ndryshme për çdo person.

Sa herë puthemi shkëmbejmë masa mbrojtëse dhe antitrupa, shumë të rëndësishme për imunitetin.

Për më tepër, puthja pengon formimin e glukokortikoideve, të ashtuquajtura hormonet e stresit.

Gjatë puthjes çlirohet endorfinë, që njihet edhe si hormoni i lumturisë.

Kush puth mbetet i ri dhe i bukur.

Puthja aktivizon 30 muskuj të fytyrë dhe stimulon qarkullimin e gjakut.

Gjatë puthjes digjen 20 kalori.

Sipas studimeve, personat që puthin shumë jetojnë pesë vite më shumë se të tjerët.

Në librin e Kamasutrës ka 30 lloje të ndryshme puthjesh.