Pas mesazhit të dyshimtë, burri kap gruan në shtrat me tjetrin, ja çfarë ndodhi!

  • 21 December 2017 - 10:46
Pas mesazhit të dyshimtë, burri kap gruan në shtrat me tjetrin, ja çfarë ndodhi!

Një 29-vjeçare ka përfunduar në pranga pasi u kap në shtrat me një 15-vjeçar, nga bashkëshorti i saj.

Andrea Nicole Barber, ish-mësuese, u ndalua të premten në shtëpinë e saj në Cottage Grove, Oregon (SHBA), disa ditë pasi bashkëshorti zbuloi për tradhtinë.

Pak kohë pasi ishin kapur ‘mat’, babai i adoleshentit kishte marrë një e-mail anonim që e pyeste nëse ishte në dijeni që djali i tij dhe mësuesja e Akademisë Kristiane Logan ishin në një marrëdhënie. Në mesazhin që i ishte dërguar më 12 Dhjetor, ai kishte marrë edhe një fotografi të çiftit në shtrat.

Emaili iu raportua autoriteteve, që përcaktuan se Barber kishte kryer marrëdhënie seksuale me studentin e mitur rregullisht. Oficerët e policisë thanë se gruaja e kishte nisur lidhjen me adoleshentin në 2016-ë. Ajo u la në burg dhe tashmë përballet me disa akuza.

(Kosova Sot)