Nëse qëndroni si shokë me ish të dashurin jeni psikopat

  • 21 December 2017 - 14:45
Nëse qëndroni si shokë me ish të dashurin jeni psikopat

Nëse lidhja juaj përfundon me thënien “Shpresoj të mbetemi shokë”, atëherë nuk i keni punët mirë.

Sipas një studimi të publikuar në revistën “Personaliti dhe dallimet individuale”, të qëndrosh si shok me ish të dashurin nuk është shenjë e pjekurisë, siç mund ta keni menduar.

Dëshmitë e studimit thonë se kjo sjellje në të vërtetë mund të jetë një shenjë e tendencave psikopatike.

Studimi, i cili u krye nga studiuesit në Universitetin e Oakland, analizoi tiparet e personalitetit të 861 subjekteve dhe historitë e tyre të marrëdhënieve.

(Kosova Sot)