E len e dashura, dibrani hakmerret duke ia dërguar babait fotografitë e saj erotike (+18)

  • 21 December 2017 - 14:51
E len e dashura, dibrani hakmerret duke ia dërguar babait fotografitë e saj erotike (+18)

Stacioni policor në Dibër ka ngritur padi penale kundër personit me iniciale R.A. (20) nga fshati Elevci, komuna Qendra Zhupë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “kushtëzim”. Gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, i pandehuri ka arritur të sigurojë fotografi të një vajze moshë adoleshente, me të cilën paraprakisht ka pasur lidhje dashurie. Më pas ai ka tentuar ta shantazhojë duke i kërkuar edhe fotografi tjera me përmbajtje të tillë, shkruan media online. Në moment të revoltës për shkak të lidhjes së ndërprerë, R.A. një pjesë të fotografive, përmes rrjeteve sociale, ia ka dërguar babait të vajzës, si dhe disa familjarëve dhe shokëve të saj. Gjatë kontrollit të celularit të pandehurit, janë gjetur disa fotografi të adoleshentes.

(Kosova Sot)