Rrëfehet 24 vjeçarja: Seksi me mikun e shoqes sime është çmenduri, por unë kam të dashur dhe... - Dashuri - Kosova Sot
Rrëfehet 24 vjeçarja: Seksi me mikun e shoqes sime është çmenduri, por unë kam të dashur dhe...

Rrëfehet 24 vjeçarja: Seksi me mikun e shoqes sime është çmenduri, por unë kam të dashur dhe...

Një vajzë 24 vjeçare ka rrëfyer për The Sun se është në lidhje me një djalë që e do por që jeton në një qytet tjetër, mirëpo bën seks me një tjetër djalë.

Vajza thotë se nuk dëshiron ta humbë të dashurin por as nuk dëshiron të përfundojë marrëdhënien që ka me djalin tjetër, pasi seksi me të është i mahnitshëm.

Rrëfimi i plotë i saj:

Bëj seks eksitues dhe argëtues me të dashurin tim pa angazhime, por do ta humb të dashurin tim, nëse ai e kupton.

Jam një vajzë 24 vjeçare dhe e kam njohur të dashurin tim kur shkova për vizitë tek motra ime, e cila jeton në një qytet tjetër.

Pas disa pijeve, motra ime më sugjeroi që të shkonim për të ngrënë. Ishte një djalë shumë i mirë prapa nesh dhe pyeti nëse mund të ulej me ne.

Unë kalova shumë mirë me të dhe i shkëmbyem numrat e telefonit.

Ne jemi bashkë prej një vitit dhe lidhja është e mahnitshme. Ne tërhiqemi shumë me njëri tjetrin. Ai është 23 vjet.

E dua atë dhe asnjëherë nuk kam shikuar për tu argëtuar diku tjetër. Por së fundmi e kam njohur dikë.

Ai është 25 vjet dhe është shoku i ngushtë i të dashurit të shoqes sime të ngushtë. Ne do lë një natë për argëtim dhe kalova mirë me të.

Kur shoqja ime dhe i dashuri i saj u fejuan ne shkuam bashkë për të festuar. Më pas të gjithë u kthyem në banesë dhe unë përfundova duke bërë seks me atë djalin. Ishte çmenduri.

Ai kishte pasur një lidhje të gjatë dhe ishte lënduar nga ish e dashura. Tani thoshte se nuk dëshiron lidhje me askënd por ne bënim seks pasi ishte shumë i mirë.

Ai fliste për gjendjen tonë me shoqen time më shumë se me mua. Ai e di se unë kam të dashur dhe shoqes sime i ka thënë se është i hutuar por mua jo.

Aktualisht nuk po më kontakton siç e ka bërë dhe e shoh se po largohet.

Unë nuk dua ta përfundoj me të por as nuk dua ta humb të dashurin tim.

Përgjigja e psikologes:

Epo, do ta humbësh nëse vazhdon me këtë. Ai jeton në një qytet tjetër por dikush do t’i thotë dhe do ta kuptojë. Ose ai do të paguajë për të të befasuar por do të befasohet ai më shumë.

Ky djali tjetër mund të jetë i mahnitshëm në shtrat por ai po largohet nga ti tashmë.

Mos i beso asaj se nuk do të jetë në lidhje me dikë, pasi këtë e ka që të mos ketë ndonjë angazhim me ty.

Të lutem vlerësoje veten më lart dhe largohu nga ajo lidhje e koncentrohu në lidhjen me të dashurin që mund ta humbësh.

(Kosova Sot)

4 orë e 57 minuta më parë
21/10/18