Ngjarje e vërtetë: Pas pesëmbëdhjetë vjet martese, kuptova se burri kurrë nuk më kishte dashur (6)

  • 22 December 2017 - 12:33
Ngjarje e vërtetë: Pas pesëmbëdhjetë vjet martese, kuptova se burri kurrë nuk më kishte dashur (6)

- Nëse e ke mërzi, përse pra atëherë e ke pranuar dhuratën e tij - e pyeta kur mbetëm të vetme. - E përse të mos e merrja? Nuk ia kisha kërkuar të ma dhuronte - tha duke rrudhur krahët. - Por, kështu i ke dhënë shpresë se një ditë mes juve do të ketë diçka më shumë. Me pranimin e asaj dhurate ke pranuar obligimin. - Ndaj kujt? Ndaj atij njeriut të çuditshëm, të cilin e kam refuzuar që nga shkolla e mesme, e ai nuk ndalon së çmenduri pas meje? Më vjen keq shkaku i gruas së tij. E mjera ajo - po thoshte. Unë nuk po mundja ta dëgjoja më. Fytyra po më skuqej nga mllefi dhe zemërimi, e Valentina kishte frikë nga zemërimi im. Isha në gjendje dhe shumë afër që t'ia shkulë flokët. - Kujdes se çfarë po flet. Ajo gruaja e mjerë jam unë, e ai njeriu i çuditshëm, i cili nuk ndalon ty së dashuruari është burri im - i thashë asaj. - Të lutem? Për çfarë e ke fjalën - filloi të qeshte me zë. - Nuk do të vijë të qeshësh edhe aq nëse të kap për flokë dhe, që tani, menjëherë të ma kthesh atë byzylyk - i thashë dhe ia kapa byzylykun nga dora. Sikur të mundja, në ato momente do ta ngufatja. Nuk isha xheloze tek ajo, mes të tjerash, unë po dëshiroja të shkurorëzohem nga Dritoni. Më dhembte egoizmi i saj, mënyra se si ajo po fliste për të. Bashkëshort im ndoshta edhe po çmendej pas saj, por me siguri se nuk e ka merituar që dikush deri në atë masë të luajë me emocionet e tij. - Përse do ta ktheja - më pyeti ashtu me egërsi. - Sepse që të gjithëve do t'u them se je e përfshirë në martesat e të tjerëve. Dhe, se je një femër e lirë. Se ma ke rrëmbyer burrin, shkaku i një byzylyku prej ari - ia kujtova. Valentina mua më besonte mjaft dhe kishte frikë se kërcënimet e mia do t'i shndërronte në vepra. Kështu, pa e bërë asnjë fjalë më shumë, hoqi byzylykun nga dora e saj dhe ma ktheu. Nuk më interesonte se ajo e kishte dikur, unë vetëm dëshiroja ta kem atë që ishte imja. Nëse tashmë e ka pushtuar zemrën e bashkëshortit tim, gjërat e mia nuk do t'i ketë, po mendoja me veten time derisa me byzylyk në dorë po futesha brenda në shtëpinë tonë. E atje po më priste një befasi. Dritoni ishte marrë vesh që t'i vizitojë ata. Në fakt atyre u kishte shpjeguar gjithçka dhe ishte shoqëruar disi me ta. - Nënë, babai ka gabuar, kjo për të gjithë është e qartë. Vetëm atëherë kur kishte dalë nga banesa e kishte kuptuar se atë e kishte obsesion, ndërsa gjithë neve të tjerëve të dashur. Na thirri, filloi të qante, më tha se nuk mund ta imagjinonte jetën pa ty. Falja nënë, jepja edhe një mundësi të dytë - po thoshte vajza ime 12- vjeçare, Valentina. - Më vjen keq që kështu u desh ta kuptosh. E ke merituar gjithë dashurinë e krejt botës, e prej meje nuk e ke pasur kurrë atë dashuri. Nëse ma fal, do ta kompensoj, për gjithë jetën - tha Dritoni im. - Dhe, a do ta shes atë dreq byzylyk - e pyeta. - Nëse ti dëshiron, po, do ta shes... Ditën tjetër Dritoni e ka shitur byzylykun. Thënë të drejtën kishte marrë vetëm gjysmën e të hollave, në krahasim me ato që e kishte blerë, por me krenari e kishte vendosur në tavolinë. - Kjo mjafton që ne, pa fëmijët, të udhëtojmë diku së bashku. Ka ardhur koha që më në fund të jetojmë si bashkëshortë të vërtetë. Ata bashkëshortë që duhen dhe respektohen mes vetes - më tha. - Do të thuash, se mjaftojnë për një fillim të ri? Pa të holla tjera dhe pa Valentinën - e pyeta. - Po, pikërisht atë, ne të dy dhe askush tjetër! FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "SI I TREGOVA BURRIT SE DJALIN NUK E KISHA ME TË

(Kosova Sot)