Rrëfehet 38 vjeçari: Bëj seks me dy ish të dashurat e mia, por ato nuk... +18

  • 23 December 2017 - 08:33
Rrëfehet 38 vjeçari: Bëj seks me dy ish të dashurat e mia, por ato nuk... +18

Një burrë 38 vjeçar ka rrëfyer për The Sun se bën seks me dy ish të dashurat e tij, të cilat kanë preferuar të jenë me të vetëm ‘miq me përfitime’, përcjell Bota sot.

Burri thotë se i pëlqen kjo, por nuk e di nëse të ju tregojë atyre apo jo.

Rrëfimi i plotë:

Kam marrëdhënie të mira të stilit ‘miq me përfitime’ me ish të dashurën time të vjetër, por edhe ish e dashura ime e fundit dëshiron të njëjtën gjë. A mund të funksionojë?

Unë jam 38 vjet dhe vitin e kaluar në këtë periudhë kohore jemi ndarë pas 14 vitesh bashkë.

Lidhja filloi të humbiste shkëndijat e saj për shkak të mosinteresimit në seks. Ajo është 29 vjet.

Jeta jonë seksuale thuajse u zhduk dhe as vikendet jashtë apo seksi sugjerues nuk bënte punë.

Tre muaj pas ndarjes, unë u takova me ish të dashurën e vjetër dhe dukej fantastike si një 36 vjeçare.

Ne filluam të dilnim dhe vendosëm që për një vikend të shkonim diku më larg, që ta dinim si po na shkon duke qenë bashkë 24/7. Ishte e mahnitshme dhe seksi është gjithçka që më kujtohet. Ishte e mrekullueshme të ndihesha sërish i dëshiruar.

Pas vikendit ajo më tha se gjithçka kishte qenë për mrekulli, por që ajo nuk donte të kishte ndonjë kompromis me dikë.

Ajo tha se ishte lënduar në të kaluarën dhe donte që të ishim vetëm miq me përfitime, gjë që më përshtatej edhe mua. Unë jam duke shijuar gjithë vëmendjen, pa asnjë angazhim.

Disa javë më parë ish e dashura ime më shkroi mesazh dhe u dakorduam që të pimë kafe bashkë. Ajo e kishte ndryshuar pamjen krejtësisht dhe e pranoj se isha i impresionuar nga ajo.

Ajo ende e di si të më ndez dhe ishte shumë flirtuese me mua. Ajo erdhi me një sugjerim që të ishim miq me përfitime, që të shihnim nëse mund të gjenim pak nga ajo magjia që kemi pasur, por pa qenë të detyruar të jetojmë bashkë.

Para se të ishim çift, ne kemi qenë miq me përfitime për një vit. Çfarë të bëj? Unë do të isha i lumtur të vazhdoj me të dyja njësoj, por a duhet të ju tregoj se si është puna?

Përgjigja e psikologes:

Ti dhe ish e dashura e vjetër i dini të mirat që përfitoni duke qenë bashkë si miq me përfitime. por  aka bërë ndonjë agjendë tjetër ish e dashura? Mos ndoshta mendon se mund të funksionojë sërish lidhja juaj?

Seksi pa angazhime ka funksionuar përpara se të ishim ju bashkë, por tani ti i ke të gjitha emocionet e 14 viteve.

Edhe nëse seksi tani është i mirë, shtrohet pyetja se pse lidhja juaj ka përfunduar ashtu.

Për ty është në rregull seksi me dy gra, por duket e dyfishtë dhe nuk dihet si do të reagojnë ato po ta marrin vesh.

(Kosova Sot)