Studimi befasues zbulon sekretet e mëdha! Femrat preferojnë të bëjnë seks më shumë me… - Dashuri - Kosova Sot
Studimi befasues zbulon sekretet e mëdha! Femrat preferojnë të bëjnë seks më shumë me…

Studimi befasues zbulon sekretet e mëdha! Femrat preferojnë të bëjnë seks më shumë me…

Femrat të cilat kanë pasur më shumë se një partner ëndërrojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale me ish të dashurin e tyre, ka zbuluar një anketim britanik.

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe kohët e fundit nga Instituti i Seksologjisë, rezultoi se 38% e femrave në Angli, preferojnë të bëjnë seks sërish me ish të dashurin e tyre!

Ndërsa përqindja tek meshkujt, arrin në 29%.

Megjithatë studimi zbuloi se shumica e të anketurave nuk do preferonin të martoheshin me partnerin me të cilin kishi më parë. Femrat e zgjedhin partnerin për martesë duke u bazuar në disa kritere “logjike”, siç për shembull se ai mund të jetë një partner besnik dhe një baba i mirë, zbuloi studimi.

“Më vijnë shumë e-mail nga femra të cilët thonë se e duam bashkëshortin, por ato fantazojnë se kryejnë marrëdhënie seksuale me ish-partnerin e tyre!”, deklaron seksologjia e njohur Tracey Cox.

“Nuk bëhen pishman pse nuk i kanë zgjedhur si partnerët e tyre, por u mungon shumë marrëdhënia pasionante që kishin me ishët”, shton ajo.

Sipas përgjigjeve të 1.100 të anketuarve (femra-meshkuj) në studim, 7% e të dy gjinitë besojnë se jeta seksuale e një personi bëhet më e mirë ndërsa ai rritet, ndërsa pjesa më e madhe beson se partneri i parë ishte më i miri.

Kurse më e mira për ta dhe “ilaçi” siç e konsiderojnë, është “Dashuria” dhe “Pasioni”.

(Kosova Sot)

19 orë e 47 minuta më parë
24/10/18