Unë ja fala..., por ai nuk arriti të më...(+ 18)

  • 23 December 2017 - 23:32
Unë ja fala..., por ai nuk arriti të më...(+ 18)

Një vajzë e re ka rrëfyer marrëdhënien e vështirë që ka me bashkëjetuesin e saj dhe kërkon ndihmën e lexuesve të faqes. 

“Mirëmbrëma të gjithëve dhe gëzuar festat!

Jam një 23-vjeçare nga Kukësi dhe po përjetoj një situatë absurde.

Studioj në Tiranë dhe kam 3 vite e lidhur me një djalë. E pas këtyre viteve të bukura që kaluam së bashku, ishim shumë të dashuruar, derisa ai krejt papritur një mbrëmje më thotë: “Nuk ndiej me asgjë brenda vetes”.

E sigurisht që mund ta imagjinoni atë që unë ndjeva në atë moment, bota u shemb për mua.

Pas 5 muajsh lidhje jemi ndarë edhe njëherë.

Me dhimbje u tërhoqa, duke u përpjekur ta harroja. Pas pas disa javësh më kërkoi sërish.

Gjithçka nisi me një ç’kemi në telefon dhe pastaj me justifikime për të më takuar, një shëtitje dhe një përqafim këtu dhe atje, e në fund u rikthyem sërish.

Ai erdhi në shtëpinë time, ishte shumë i ëmbël si me mua dhe me familjen time. Madje nënën time e quajti ‘mami’, aq sa më habiti duke ja njohur natyrën.

Pastaj po atë verë më çoi në shtëpinë e tij.

Shkurt, kishim bërë plane ta kalonim jetën së bashku.

Por familja e tij në fakt edhe pse më çoi në shtëpi, kurrë nuk më qëndruan afër. Por ja vura fajin natyrës së zonës ku ata jetojnë.

Gjithsesi pak pas kohësh ne morëm shtëpi të dy në Tiranë. Ai gjithë ditën e natën në punë, nisi sërish të rrinte i heshtur dhe u ftoh shumë.

Këmbëngula të mësoja çfarë ka, e më tha: Kam probleme serioze në punë! Ndihem bosh brenda vetes! Madje më tha që i mungonte familja e tij, kur ai nga shtëpia është ndarë që kur nisi shkollën në Tiranë.

E çuditshme apo jo?!

Po jetojmë pothuajse si një burrë dhe grua…! Por ai ka ngritur një mur heshtjeje dhe nuk më afrohet më…

Tani unë pyes veten: A mundet një dashuri, një ndjenjë të zhduket në një kohë kaq të shkurtër ???

Kam menduar edhe se ka një tjetër … por ai këmbëngul që nuk ka asnjë.

Unë nuk mund ta kuptoj pse tërë kjo ftohje me mua… si e mendoni?”, shkruan ajo.

(Kosova Sot)