Ai vendosi të mbajë mbiemrin e gruas dhe ja si reagoi interneti

  • 25 December 2017 - 11:08
Ai vendosi të mbajë mbiemrin e gruas dhe ja si reagoi interneti

Grant Philips shkroi në një postim në “Facebook”, se pasi u mendua për një periudhë të gjatë, vendosi këtë gjë: të mbante mbiemrin e bashkëshortes.

Madje ai shtoi se ka shumë arsye për të marrë mbiemrin e gruas, por kryesorja ishte që të ndihmonte në vazhdimin e emrit të familjes së saj.

Bashkëshortja e Grant, Jade është një ndër dy vajzat e familjes, të cilët nuk kanë kushërinj dhe mbiemri i tyre do humbasë pas kësaj gjenerate.

Nëse të gjithë po mendojnë që kjo nuk është aspak diçka e bukur apo romantike, Grant thotë: “Unë e di se shumë njerëz kanë perceptimin që nëse një burrë merr mbiemrin e bashkëshortes është i ulët. Unë mendoj dhe besoj se kjo është perspektivë e trishtuar bazuar në një traditë të vjetër.”

Sakaq postimi i tij mori komente shumë pozitive, ku ishin të shumta femrat që e përgëzonin për vendimin që kishte marrë.

Ndryshe nga sa pritej!

(Kosova Sot)