Ik nga i dashuri që dëshiron të mbeteni miq

  • 26 December 2017 - 16:58
Ik nga i dashuri që dëshiron të mbeteni miq

Nëse partneri vendos ta ndaloni lidhjen me shpresën se do të mbeteni miq, ndoshta është më mirë të ikni sa më parë prej tij. E dimë, tingëllon habitshëm, e dikush mendon se nëse dëshironi të mbeteni miq është shenjë se që të dy jeni të rritur, por ka gjasa që diçka më e errët fshihet pupas kësaj. Në fakt, një studim jo shumë moti më parë ka treguar se një sjellje si kjo në fakt do të mund të jetë shenjë se te personi ekzistojnë disa tendenca psikopatike. Në bazë të rezultateve të studimit, ata që kanë personalitet të errët, të ngjashëm me atë të psikopatëve, më shpesh kanë shpjeguar se janë në marrëdhënie të mira me ish partnerët, sepse kanë disa arsye që i qetësojnë.

(Kosova Sot)