Rrëfehet vajza: E gënjeva për virgjërinë, nuk e imagjinoni çfarë më bëri... - Dashuri - Kosova Sot
Rrëfehet vajza: E gënjeva për virgjërinë, nuk e imagjinoni çfarë më bëri...

Rrëfehet vajza: E gënjeva për virgjërinë, nuk e imagjinoni çfarë më bëri...

Një vajzë ka rrëfyer historinë e saj të dashurisë, me atë që sot është i fejuari i saj. se si është ndarë nga djali që ishte në prag fejese për shkak të një gënjeshtre.

“Përshëndjetje, si kaluat? Jam një 19-vjeçare nga Shkodra dhe po kaloj një periudhë të tmerrshme.

U njoha me një djalë përmes një komshies time dhe ai kishte qëllime shumë serioze me mua. Normal se komshia i kishte thënë që jam vajzë e mirë dhe me moral.

Në fakt, unë vajzë e mirë jam, por kam pasur një histori vjet dhe me atë djalin i kam konsumuar të gjitha etapat. Dmth me atë që kisha kam shkuar.

Ama ai më tradhëtoi dhe ne u ndamë. Unë vuajta shumë, por kur njoha këtë tjetrin harrova atë që kisha dhe nisa të ndjej për këtë.

Duke folu pa pushim u lidhëm shumë dhe një ditë ai vendos të më vijë në shtëpi. Unë i pata thënë në fillim që isha e virgjër dhe s’kisha si e mohoja.

Erdhi në shtëpi dhe po atë natë me lejen e prindërve ika tek shtëpia e këtij. Dridhesha nga frika.

Para se ta bënim nisa të qaj dhe ja tregova që s’isha e virgjër. I thashë që mund t’më kthejë në shtëpi.

Ai më çuditi, prisja të ulëriste, por më puthi ballin e më tha s’ka gjë për të. Rëndësi ka që ne tani e tutje do nisim jetë të re dhe më tha që më dashuron.

Ishte nata më e bukur dhe e lumtur e jetës sime. E dua me shpirt…”, shkruan ajo

(Kosova Sot)

18 orë e 12 minuta më parë
16/07/18