Ngjarje e vërtetë: Si i tregova burrit se djalin nuk e kisha me të (5)

  • 27 December 2017 - 12:13
Ngjarje e vërtetë: Si i tregova burrit se djalin nuk e kisha me të (5)

Pranova, sepse zgjedhje tjetër nuk kisha. Gjatë gjithë natës nuk bëra gjumë në sy, sepse e dija se për çfarë arsye Dini dëshironte të fliste. Zhurma deri në mëngjes ishte qetë- suar, prandaj Lumi dhe Diana kishin shkuar për t'u pastruar. Merit i thashë se do të shkoj të blej disa imtësia, dhe se do të takohem për kafe me një të njohur. Me zemër të thyer shkova ta takoj Dinin. Gjatë rrugës po i dhuroja vetes sime kurajë dhe guxim. Unë isha larguar nga qyteti, sepse ashtu kishte dëshiruar gruaja e tij. Më mllefoste te kujtimi dhe dyshimi se ndoshta Dini edhe nuk kishte dashur ta braktiste Kaltrinën. Përndryshe do të më kërkonte mua, po mendoja. Nuk do të lejoj të ma dëmtojë familjen time ashtu si ma kishte shkatërruar jetën time. Sikur të mos e takoja Agimin, i cili kurrë nuk kishte dyshuar në atësinë e tij, nuk e di si do të ballafaqohesha me rrethin, ku jetoja rreth fëmijës që po e mbaja në bark. Kisha vendosur të luftoj për familjen time.

- Për çfarë ne të dy, me kaq urgjencë duhet të bisedojmë - e pyeta menjëherë porsa u ula në karrige. - Mendoj se edhe vetë e di ti pse. - A mos më ke thirrur në mobilin e Hektorit dhe atëherë kur të gjithë ishin në shtëpi, do të thosha se ishte një lidhje e gabuar. Ti për mua je një pjesë e së kaluarës, të cilën nuk dua ta kujtoj - ia thashë.

- Ndoshta edhe ashtu është, por nuk të kam thirrur për këtë. Lumi është djali im, apo jo? Nuk po mundem ta besoj se ma ke bërë këtë? Gjatë gjithë jetës time dëshiroj fëmijë dhe e kam, e deri më tani nuk e kam ditur, sepse ia ke veshur një mashkulli tjetër - më sulmoi.

- Po flet budallallëqe - e gënjeva.

- Sikur të mos e vëreja ngjashmërinë, një pyetje të tillë as nuk do ta shtroja. Gjithçka po përputhet. Por, nëse ende vazhdon ta mohosh, ekziston mënyra për ta vërtetuar një gjë të tillë, ta vërtetoj atësinë time. Sikur të më tregoje për shtatzëninë, kurrë nuk do të lejoja të shkoje. Nuk do t'ju bindesha lutjeve të Kaltrinës. Për më shumë, gruaja ime shumë shpejt më ka braktisur, nuk mundi ta tejkalonte tradhtinë.

- Nuk e kam ditur se je shkurorëzuar. Ndoshta ka dashur të japë lirinë, kur nuk kishte mundur të lindte fëmijë. Ndoshta ka menduar se ishte pengesë për ty, se me dikë tjetër do të jesh më i lumtur - po provoja ta vendos bisedën në një terren më pak të rrezikshëm, por Dini nuk dëshironte të mashtrohej.

- Nuk jam martuar më, e as që e kam ndërmend ta bëj një gjë të tillë. Tash më e rëndësishmja për mua është ta vërtetoj se Lumi është djali im. Kur ta bëj këtë, ndoshta edhe ti do të dëshirosh të më kthehesh.

- Kurrë nuk do të thosha se je kaq pa ndjenja. Më kërcënon se do ta shpartallosh familjen time, e dëshiron që të kthehem. Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë e jotja. Ajo ishte gruaja jote e unë për ty isha vetëm dashnore. Dhe, atë për vetëm dy muaj - e pranova mënyrën tij të bisedës.

- Grindjet nuk do të na dërgojnë askund. Na kanë ndarë shumë gjëra, e unë të dashuroj sikur atëherë. Jam mashkull i lirë dhe po të ofroj martesë, Burri yt do ta kuptojë kur do ta dëgjojë të vërtetën - më tha me zë të qetë. Biseda jonë kishte zgjatur me orë, me disponime dhe tone të ndryshme, derisa më në fund ia pranova atë që dëshironte ta dëgjonte.

- Po, Lumi është djali yt. Ti je babai i tij biologjik, e i vërteti është Agimi, sepse me të ka bërë hapat e parë dhe fjalët e para. Agimi i kishte qëndruar pranë Lumit, kur ishte i sëmurë, kur kishte temperaturë, kishte mësuar dhe shkruar me të detyrat e shtëpisë. Ai është njeriu, me të cilin Lumi luan futboll, atij i jam falënderues për gjithë dashurinë dhe ngrohtësinë që na e dhuron. A e di se çfarë më ka thënë kur Lumi kishte lindur tri javë më herët?

- Nuk e kam idenë!

- Foshnja ka nxituar t'i njohë prindërit e vet! Edhe unë mezi pres ta njoh birin tim. Ja, këtë ma ka thënë. (vijon) 

(Kosova Sot)