Këto janë “lëvizjet” që duan meshkujt dhe femrat në shtrat

  • 28 December 2017 - 13:11
Këto janë “lëvizjet” që duan meshkujt dhe femrat në shtrat

Sipas një studimi të ri të kryer nga Universiteti Indiana, burrat dhe gratë duket se dëshirojnë më shumë përqafime dhe puthje se sa sjellje seksuale speciale dhe provokuese. Ky zbulim është në kundërshtim me besimin mbizotërues se fantazitë seksuale kanë një karakter më të çuditshëm.

Pra, ky është një studim që thyen mitin e fantazisë seksuale që sigurisht përfshin testimin e praktikave të reja dhe të guximshme seksuale dhe thekson se në fund të fundit ajo që duan burrat dhe gratë nga marrëdhëniet seksuale, është ndjenja, afërsia dhe intimiteti seksual.

Në të njëjtën kohë, 80% e të anketuarve thanë se shpesh preferojnë masturbimin dhe seksin oral, ndërsa 43% e meshkujve dhe 37% e grave thanë se preferojnë seks anal. Sjelljet seksuale të raportuara më shpesh ishin dëshira për shkëmbim të fotografive të zhveshura dhe përzgjedhja e veshjeve tërheqëse. Në mënyrë të veçantë, hulumtuesit u kërkuan 2000 pjesëmarrësit të zgjidhnin ndër 50 sjelljeve seksuale që preferojnë dhe cilat janë miratuar kohët e fundit.

Ndryshe nga sjelljet stereotipike ekzistuese, edhe burrat theksuan se komponentet romantik dhe emocional të marrëdhënies, të tilla si një puthje, një përqafim gjatë seksit dhe përgatitja e një klimë romantike, janë ndër të preferuarat.

Këto gjetje nxjerrin në pah nevojën që dy partnerët të diskutojnë hapur për dëshirat dhe interesat e tyre seksuale. Së bashku ata mund të gjejnë mënyra për të rritur aspektin romantik dhe seksual të marrëdhënies dhe për të fituar më shumë kënaqësi.

(Kosova Sot)