Arsyja pse duhet të bëni seks sonte (+18)

  • 28 December 2017 - 20:31
Arsyja  pse duhet të bëni seks sonte (+18)

Dëshironi të gjeni arsye për të bërë seks sonte? Ne i kemi pesë arsye për ju!

1. Sepse do të ndjeheni më të kënaqur

Shumica e njerëzve e cilësojnë seksin si një ndjenjë shumë të kënaqshme. Shumica e grave dhe burrave pajtohen me këtë. Shumica e atyre që janë të kënaqur në marrëdhënien e tyre raportojnë të bëjnë seks të paktën 3 herë në javë.

2. Llogaritet si ushtrim

Një rrahje më të madhe të pulsit, frymëmarrje më të thellë dhe lirim të endorfineve: seksi është një ushtrim. Kështu, duke bërë seks çdo natë ju jo vetëm që kënaqeni, por edhe digjni kalori.

3. Ju ndihmon të jetoni më gjatë

Studimet sugjerojnë se sa më shumë që bëni seks, aq më të vogla janë shanset që të vdisni para kohe. Një studim i madh i kryer nga Welsh gjeti se ata të cilët raportuan se bëjnë seks të paktën dy herë në javë, kishin më pak shanse të vdisnin nga vdekja e parakohshme për të paktën deri pas një dekade,.

4. Përmirëson gjumin

Për të arritur një orgazme, është e nevojshme që të relaksoheni dhe të largoni stresin. Gjatë orgazmës, trupi ynë lëshon hormonin e quajtur oksitocin, i cili redukton stresin dhe promovon relaksim dhe gjumë. Në të njëjtën kohë, trupi liron një hormon të quajtur prolaktin, i cili, për meshkujt, promovon gjumë dhe kënaqësi.

5. Largon dhimbjet

Nëse keni dhimbje koke sonte, ajo çfarë duhet të bëni është seks. Oksitocini është një shërues efektiv i dhimbjeve tek gratë dhe mund t’i largojë ato pas një orgazme.

(Kosova Sot)