Histori dashurie:Zonja me thirri për të qarë dru e përfunduam….

  • 28 December 2017 - 23:59
Histori dashurie:Zonja me thirri për të qarë dru e përfunduam….

Kanë kaluar shumë vite, prandaj koha është të rrëfehem për një aventurë dashurie, e cila kurrë më nuk më ndodhi në jetë, ndonëse ëndërroj t’më përsëritet. I mbaj në mend fjalët e pleqve kur thoshin: “Vera njëherë vjen kah dera”.

Vërtet, u binda para një dekade se çka të sillet rreth hundës njëherë, vështirë është të përsëritet. Fati im ishte që arrita ta shijoja deri në maksimum atë rast, për të cilin kisha me dhënë gjithçka, që t’më përsëritet edhe njëherë.

Ndonëse tani jam i martuar dhe kam fëmijë, e kujtoj me ëndje vitin 1997, kur për herë të parë e kuptova se çka është dashuria dhe çka është seksi i vërtetë. Si fshatar i pa dalë nëpër dynja, e kuptova se përpos sakrificës për të fituar para, që në atë kohë mendoja se ishte gjithçka në jetë, ekziston edhe diçka që të bën të ndihesh më i lumturi në botë, edhe kur nuk e ke në xhep asnjë metelik.

Në banesën që zura me qira në kryeqytet, ditët e para më dukeshin sikur të isha një i burgosur. Pata mësuar vetëm një rrugë: banesë – tregu i devizave. Sepse, te tregu i devizave prisnim për të gjetur ndonjë punë dite. Mbrëmjeve ndihesha sikur i plagosur dhe mezi prisja të shtrihesha në krevat. Megjithatë, duhej të punoja, sepse kjo ishte mënyra e vetme për të mbetur në kryeqytet dhe jo të kthehesha në fshat, për t’u marrë me bagëtinë dhe punët e fushës.

O zot, kah erdhi ajo femër aq e bukur?
Një pasdite, derisa unë shtrihesha në krevat, sepse kisha lënduar paksa këmbën, më trokiti në derë një vajzë e pashme, për të cilën më vonë mësova se ishte banuese, nja dy shtëpi më larg se ku banoja unë.
– Mirëdita! Ju shqetësoj, ndoshta? – mu drejtua vajza.

Unë mbeta i stepur. Ishte kontakti i parë që kisha në kryeqytet me një femër si kjo. Nga të nxehtit pothuajse tërë trupin e kishte zbuluar. Edhe aty ku kishte mbulojë, i shihej çdo gjë, sepse ai fustan që kishte veshur, ishte jashtëzakonisht i hollë dhe pa asnjë problem i dukej gjoksorja.

O zot, mendoja në vete, ku e paska krijuar perëndia këtë femër kaq të formuar! Kishte këmbë të gjata, edhe pse vetë nuk dukej të ishte më e gjatë se 170 centimetra. Vithet i dukeshin të lëmuara, pa asnjë gram celulit. Gjoksi, sikur donte ta shpërthente atë gjoksore të hollë nga mëndafshi. Për pak sa nuk më ra të fikët, sepse kurrë nuk kisha pasur femër në jetë. Isha i njomë dhe i virgjër, edhe pse i kisha mbushur të njëzetat që moti. Jetë fshati më… S’ta qante kush hallin nëse je pjekur apo jo, para se të martoheshe…
– Unë jam Ganja… Nëna më dërgoi t’u lus për një ndihmë të vogël. E di që ju punoni, por rastësisht u pamë nga tarraca jonë se jeni sot në shtëpi – më trazoi vajza nga hutia që isha zhytur nga bukuria e saj.

– Po… po… I lirë jam… Urdhëroni – iu përgjigja, disi duke belbëzuar.
Vajza e hetoi se m’i kishte marrë mendtë, por, si dukej, i pëlqente kur mashkulli lëpihej pas saj. Pranoi të ulej për një çast, gjoja sa për t’më treguar se çka i nevojitesha nënës së saj, por që me lëvizjet dhe përdredhjet e trupit, ma luante trurin nga koka. Herë vente njërën këmbë mbi tjetrën, e herë i ndërronte, duke ekspozuar gjithnjë e më tepër pjesën e brendshme të kofshëve. E gjora, nuk e dinte se unë kurrë nuk kam pasur një femër aq të zbuluar dhe aq pranë vetes!

(Kosova Sot)