Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (1) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (1)

Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (1)

'Gjithë natën e kam kaluar zgjuar dhe i brengosur, duke vërejtur secilin zë dhe tingull nga dhoma jonë e gjumit. Kam dëgjuar se si ngrihet dhe pyetej nëse shkon ta konsumojë një gotë verë apo ujë?' E kam njoftuar Renatën gjatë një ushtrimi fushor. Ajo kishte jetuar pranë vendit, ku edhe ishte vendosur kazerma jonë. Dëshirë ime ishte të bëhem një dizajner grafik për propagandat e fushatës dhe pllakatet e ndryshme dhe së bashku me kolegun tim nga fakulteti, Hakiun, kam planifikuar projekte të mëdha për të ardhmen. Por, kur m'u desh të shkoja për atë ushtrim fushor, ne u ndamë, e unë atëherë e kam njoftuar Renatën, një vajzë tepër të bukur, e cila më kishte pushtuar me buzëqeshjen e saj dhe shkaku i saj i kam harruar që të gjitha planet e mia të mëdha, që i kisha planifikuar për të ardhmen. Por, ajo nuk kishte një karakter të lehtë, edhe pse në shikim të parë linte përshtypje krejt tjetër, në fakt ajo ishte një person mjaft i mbyllur në vete dhe jo e aftë për ta ofruar dashurinë dhe kujdesin që unë kisha nevojë. Pas disa takimeve të para m'u duk se ishte liruar paksa dhe më kishte ofruar. Ajo jetonte e vetme dhe pa shumë hezitime më kishte dërguar në shtratin e saj. Bërja dashuri për të parën herë midis nesh ishte diçka e papërshkruar për mua. Renata kishte sukses që tek unë të zgjonte ndjenjat që kurrë më parë nuk i kisha ndier. E vërteta, edhe nuk kisha shumë përvojë, por ajo ishte aq magjike, kështu që unë e tejkalova karakterin e saj të vështirë. Mendoj se dashuria ime për të kishte lindur që atë natë. Ishte kjo dashuri e lidhur me një tërheqje fizike, kështu që m'u duk se pas asaj nate nuk mund të rrija asnjë moment më pa të. Për fat të keq, duke u lëshuar pas pasionit dhe një kohe me të, ajo më tha se kishte mbetur shtatzënë. Atëherë i kisha rreth njëzet e gjashtë vjet, kështu që u martuam shumë shpejt, në mënyrë që familja e saj të mos e vërente shtatzëninë, megjithëse Renata thoshte se ata do të ishin kundër, nëse nuk do të ishim të martuar. As prindërit e mi, kur ua thashë lajmin për martesën, nuk kishin mbetur të lumtur. Më së shumti u dhembte se do të zhvendosesha në një qytet tjetër. Renata atje kishte një punë të mirë dhe përkujdesej për prindërit e vet, të cilët nuk gëzonin një shëndet të mirë. Atëherë lindi Kaltrina, vajza tepër e bukur, e cila na ofroi momente të panumërta të lumturisë, megjithëse ne jetonim në një banesë me dy dhoma. Unë ditët i kaloja duke kërkuar punë, e në ndërkohë nxënësve të shkollës së mesme u jepja kurse dhe mësime si t'i bashkojmë shpirtrat, nga njëri skaj në tjetrin. Kështu ishin punët, derisa gjeta punë në një agjenci të reklamave dhe që pjesërisht të merrem me punën që gjithmonë e kisha ëndërruar. Por, prindërit e mi nuk ishin pasivë, kështu që ishin futur në aksion dhe e kishin ditur se porsa Renata t'ia fillojë punës, neve do të na duhet ndihmë rreth fëmijës. Duke mos pyetur fare për mendimin tim, kishin shitur shtëpinë tonë familjare dhe kishin blerë një banesë, ndërsa pjesën e mbetur të të hollave ma kishin dërguar mua, në mënyrë që të blej një banesë për mua, gruan dhe vajzën time. - E sheh, Petrit - më tha nëna me sytë plot me lot - babai yt dhe unë kemi menduar se ndihma jonë për ju do të jetë e mirëseardhur, marrë parasysh se ju të dy punoni, e Kaltrina do të ketë nevojë për dikë, që do të kujdeset për të, kur ju nuk mundeni të kujdeseni, apo kur të jetë sëmurë. (vijon) 

(Kosova Sot)

30 minuta më parë
19/04/18