Kukulla e seksit mund t’ju vrasë teksa kryeni marrëdhënie

  • 29 December 2017 - 14:52
Kukulla e seksit mund t’ju vrasë teksa kryeni marrëdhënie

Në të ardhmen, të kesh marrëdhënie seksuale me një robot mund të jetë po aq e zakonshme sa të kesh intimitet me një person të vërtetë.

Por më parë këtë javë, “Daily Star”, një tabloid australian, botoi një “paralajmërim të tmerrshëm” se, seksi me një robot shpejt mund të kthehet vdekjeprurëse, nëse hakerët janë në gjendje të marrin kontrollin e trupit të robotit dhe ta përdorin atë për të vrarë pronarin e saj.

Pretendimet e “Daily Star” ishin mbështetur nga një intervistë me Dr. Nick Patterson, një studiues austriak për cybersecurity në Universitetin Deakin në Victoria, i cili shpjegoi se si kontrolli dixhital i një robot mund të rezultojë në dëm fizik të pronarit të saj, nëse një haker merrte kontrollin.

Shumë robotë seksualë kanë pjesë të lëvizshme, por për shkak se ata janë projektuar kryesisht për të qenë të butë dhe fleksibël, ata ndoshta nuk do të jenë zgjedhja e parë e hakerëve për të shkuar në terminator të plotë.

Nëse të ardhmen një haker dëshiron të bëjë keq dhe të shkaktojë vdekje, seksi me një kukull nuk do të ishte aspak i sigurtë.

Pra, në qoftë se ju jeni duke grumbulluar paratë për të blerë një robot seksi për veten, ndoshta një ditë ai do t’ju vrasë.

(Kosova Sot)