Arsyet pse nuk duhet të keni një aferë me një burrë të martuar

  • 02 August 2015 - 19:08
Arsyet pse nuk duhet të keni një aferë me një burrë të martuar

Ndonjëherë, një mashkull i martuar duket se është “i duhuri”. Por, mos bini në tundim…

Në shumë mënyra ata duken më të pjekur, atraktiv dhe kanë jetën nën kontroll, në krahasim me miqtë e tyre beqar, që janë shumë kaotik.

E fatkeqësisht, disa janë të mërzitur me atë që e kanë në shtëpi dhe nuk hezitojnë të tradhtojnë, transmeton Telegrafi. Por, mos bini në tundim të nderuara zonja.

Së bashku me shpjegimin pse duhet të shmangni këtë – ndiheni keq nëse prishni një lidhje apo edhe familje – ka edhe gjëra tjera, të cilat bëjnë që kjo lidhje t’ju lë shije të keqe.

Ja 21 arsye, pse nuk duhet të keni aferë me një burrë të martuar:

1. Shërbimi i ushqimit në dhomë të hotelit, bëhet restoranti juaj i preferuar.
2. Visheni, bëni grimin dhe flokët, por juve ju sheh vetëm ai, apo një rreth i ngushtë i njerëzve.
3. Kur ndonjëherë qëlloni së bashku në publik, ai do t’ju prezantojë si “çika tezes apo kushërirë e largët”.
4. Nëse ai ka fëmijë dhe ëndërron të ketë edhe ndonjë, juve menjëherë ju shkon mendja që do ta bëj një me ju, e të nisni një familje të vogël së bashku.
5. Ju nuk mund të telefononi atë kur të doni, qoftë edhe nëse keni një ditë të keqe.
6. Apo t’i blini një dhuratë në mënyrë spontane.
7. Si dhe kurrë nuk do të jeni me të tërë kohën për ditëlindje apo Vit të Ri.
8. Do të lodheni së dëgjuar se “sikur të njiheshim dhjetë vite më parë”.
9. Do të kaloni net pa gjumë, duke menduar për të dhe gruan e tij.
10. Edhe sikur ai të ju ketë thënë, se më nuk bëjnë seks.
11. Duhet të dëgjoni për dhjetëra herë, se si gruaja e tij nuk e kupton.
12. Megjithëse ju e dini që nuk është ashtu.
13. Vetëm kur të shihni veten që po dilni shumë më rrallë me shoqëri, vetëm që ai të gjejë kohë, së paku një orë, të jetë me ju.
14. Harroni planifikimin e ndonjë fundjave jashtë vendit, sepse gjithmonë do të jetë një arsye që nuk do të ndodhë.
15. Kokteji i tmerrshëm me ndjenja të përziera, kur dikush e kupton aferën tuaj – frika se do t’i tregojë gruas së tij, turpi dhe çuditërisht edhe një ndjenjë lehtësimi.
16. Femrat që e kuptojnë aferën, do të mendojnë se jeni një njeri i ulët.
17. Meshkujt kur e kuptojnë aferën, mendojnë se jeni e lehtë dhe ju kanë nën vëzhgim.
18. Mos u bëj e marrë, ju nuk jeni yje skene, që bëjnë dashuriçka për të tërhequr vëmendjen. Ju mund të jeni vetëm njëra, në mesin e shumë femrave, me të cilat ai mundohet të shëroi egon e prishur.
19. Po që se jeni me (pa)fat që ai të lë gruan, ju gjithmonë do të mendoni sikur…
20. A kërceu apo e shtyva nga shtrati?
21. Si do qofshin arsyet edhe sikur të keni një lidhje në të ardhmen, kurrë nuk do të mundni t’i besoni.