Bëj seks me agjentin që më ndihmon të jem këngëtare, por ai është…(+18) - Dashuri - Kosova Sot
Bėj seks me agjentin qė mė ndihmon tė jem kėngėtare, por ai ėshtė…(+18)

Bėj seks me agjentin qė mė ndihmon tė jem kėngėtare, por ai ėshtė…(+18)

Një vajzë ka rrëfyer për The Sun se bën seks me agjentin e saj me të cilin bashkëpunon për karrierën e saj si këngëtare.

Ajo thotë se ai është 40 vjet dhe i martuar, por që nuk mund të mos jetë me të, derisa tregon se nuk tërhiqet nga meshkujt tjerë seksualisht, pasi është abuzuar si fëmijë nga njerku dhe i dashuri i saj.

Rrëfimi i plotë:

Unë jam këngëtare dhe nuk mund të ndaloj të bëj seks me agjentin tim, edhe pse e di që jam gabim dhe duhet të ndaloj.

Unë gjithmonë kam dashur të bëhem këngëtare dhe kam marrë mësime që nga mosha 13 vjeçare. Nëna ime më ndihmoi që ta gjeja këtë agjent dy vite më parë, kur unë isha 19 vjet. Ai është 41 vjet dhe më bëri premtime por pati shumë punë për të bërë.

Ai gjithmonë ka qenë një person i afër i ndjeshëm, por e kam ditur se është i martuar dhe nuk ishte i prirë të shkonte më larg. I rezistova atij deri në momentin kur fillova me të, para gjashtë muajsh.

Isha shumë e stresuar një pasdite, pasi nuk mund ta arrija punën që doja, sado që përpiqesha.

Ai më qetësoi dhe më tha se do të më ndihmonte dhe më pas më sugjeroi që të dilnim për një pije bashkë.

Ai më dërgoi në një hotel të mirë dhe unë piva shumë. Ai më tha se do të më merrte një dhomë për atë natë dhe më dërgoi shkallëve.

Unë piva sërish në minibarin dhe më pas e pashë veten në shtrat. Ai u shtri afër meje dhe filloi të më prekte. Unë iu përgjigja dhe ne bëmë seks. Ky ishte fillimi i aferës sonë.

U ndjeva keq sepse gruaja e tij meriton një burrë besnik dhe pas një viti më nuk mund të vazhdoja, andaj e përfundova.

Kam provuar të dal me meshkuj në takime të ndryshme, por nuk kam mundur të ndihem e tërhequr seksualisht nga ta.

E kam të vështirë të tërhiqem fizikisht nga meshkujt. Në fëmijëri jam abuzuar seksualisht nga njerku im dhe kam pasur një të dashur abuziv i cili më ka kidnapuar kur kam qenë 15 vjet dhe për këtë më ka fajësuar, pasi ka thënë se nuk i jam përgjigjur seksualisht.

Agjenti im di të më bëjë për vete dhe unë i përgjigjem atij menjëherë instiktivisht.

Ai di si t’i shtypë butonat e mi dhe unë nuk mund të mos i përgjigjem.

Unë kurrë nuk kam ëndërruar të jem tjetra dhe më pengon shumë kjo gjë. Dua ta shijoj punën time, të fokusohem në këndim dhe të mos e dëshiroj më këtë burrë.

Përgjigje a psikologes:

Kjo duket sikur ti je vullnetare për mashkullin që është i përgatitur të jetë me ty në momentet më të dobëta. Sa më gjatë që të punosh me të, aq më vështirë do të jetë të ndahesh nga ai.

Shiko për ndonjë agjent tjetër dhe edhe pse karriera jote mund të vonohet, do të jetë më mirë për ty.

(Kosova Sot)

17 orë e 26 minuta më parë
16/01/18
aaaaaaaa