Nata e parë e martesës kryesisht kalon pa seks

  • 30 December 2017 - 23:40
Nata e parë e martesës kryesisht kalon pa seks

Sipas hulumtimit të paradokohshëm, shumica e dhëndurëve dhe e nuseve natën e parë të tyre e kalojnë pa bërë seks, ndërkaq shkaqet pse u ndodh kështu janë të ndryshme.

Kur thuhet “nata e parë e martesës” menjëherë shkon mendja te seksi. Mirëpo, statistikat tregojnë që në realitet është krejtësisht ndryshe.

Një hulumtim, i bërë para pak kohësh, në të cilin kanë marrë pjesë 2.000 meshkuj dhe femra të sapomartuar, ka treguar që 52 për qind e çifteve gjatë natës së parë nuk kanë bërë seks, madje 17 për qind kanë bërë dashuri vetëm tri ditë pas martesës.

Shkaqet për çka mungon seksi natën e parë pas kurorëzimit kryesisht janë të ndryshme, mirëpo shkaku më i shpeshtë në 24 për qind të rasteve është alkooli. As femrat nuk janë “lule” ndaj këtij fenomeni, madje te 16 për qind të rasteve ndodhë që nusja gjatë natës së parë të martesës menjëherë fle gjumë.

Fëmijët prishin idilin e natës martesore, madje 11 për qind e çifteve të cilat kanë qenë të detyruara të kujdesen për fëmijët nuk kanë pasur kohë për lojëra nën çarçafë, ndërsa 9 për qind kanë pranuar se janë grindur gjatë natës festive, për ç’shkak nuk kishin mundur të kalonin në intimitet.

(Kosova Sot)