Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (3)

  • 31 December 2017 - 12:05
Ngjarje e vërtetë: E donte alkoolin më shumë se familjen (3)

Të nesërmen për këtë kam biseduar me nënën time dhe ajo më ka thënë se edhe ajo tash e një kohë të gjatë kishte dyshime se Renata po pinte. Ne kishim vendosur që asgjë të mos i themi babait tim, për të cilin Renata kurrë nuk ishte edhe aq simpatike. Kam filluar që më shumë ta kontrolloj gruan time, së paku aq sa mundja, duke marrë parasysh se shumicën e kohës isha në punë. Por, çdo mbrëmje kur po kthehesha në shtëpi, me kujdes po i shikoja dhe vështroja sytë e saj dhe lëvizjet që i bënte, dhe po mundohesha që ndaj saj të jem shumë i kujdesshëm.

- Vallë mos ishe në ndonjë kurs ku të mësojnë si të përplasesh me gratë? - më pyeti me ironi një natë. - Jo - iu përgjigja - vetëm se po provoj që të të ndihmoj dhe të afrohem me ty.

- Të më ofrohesh… - më duket se këto ishin fjalët që vlejnë për mua.

- Një bashkëshort i mirë këtë duhet ta bëjë hatri i dashurisë për bashkëshorten e tij. Po më shikonte me një shikim sfidues. Shkaku i gjendjes së saj arrogante, përkundër mundit tim për t'i ndihmuar dhe ta kuptoj rreth asaj që e mundonte, unë e humba durimin. Mirëpo, pak e ruajta qetësinë, duke e bindur veten se ajo kishte nevojë për ndihmë dhe se unë isha personi i vetëm që mund t'ia ofroja këtë, dhe atë jo vetëm se isha bashkëshorti i saj, por edhe për faktin se nga familja e saj nuk mund të priste ndihmë.

- Vallë a mos po mendon ti se unë ty nuk të dashuroj? - e pyeta. Ia filloi të buzëqeshte me ironi, por ajo buzëqeshje vetëm sa e vërtetonte se nuk ishte buzëqeshja e bukur që e kishte dikur dhe se sa shumë ishte plakur. Mu desh që së paku të jem i sinqertë ndaj vetes sime: nuk po e dashuroja më. Jo për faktin se ishte plakur para kohës, por shkaku i ftohtë- sisë së saj. Që nga takimi ynë i parë ishte i vetëdijshëm se ishte e ftohtë, por më kishte tërhequr pasioni dhe në mënyrë të gabuar më kishte tërhequr drejt dashurisë.

- Dashuria vjen dhe shkon - m'u përgjigj derisa pa kurrfarë vullneti po e përgatiste tavolinën e kuzhinës.

- Dje ishim të dashuruar, sot e durojmë njëri tjetrin. Dhe kjo është diçka.

- Dhe pikërisht për këtë arsye ke vendosur të shndërrohesh në alkooliste - e pyeta duke ndier dhimbje në gjoks.

- Alkooliste? - më pyeti duke buzëqeshur.

- Ende nuk jam bërë e tillë, por ndoshta së shpejti po, e ti do të duhej t'ia shtrosh pyetjen vetes se kush mund të jetë fajtori.

- Unë fajtor? Për çfarë e ke fjalën? - u zemërova. - Jam dashuruar në ty, vallë mos për këtë do të duhej të më brente ndërgjegjja? Kemi krijuar së bashku një vajzë të bukur, megjithëse nganjëherë më duket se nuk të ka mbetur dashuri as për të.

- Së bashku e kemi krijuar? Unë e kam krijuar, unë e kam sjellë në botë - më tha me ton të ashpër dhe shtoi: 'Ti je argëtuar mjaft shumë derisa kam mbetur shtatzënë, e tani për ty unë jam një lodër: të pëlqen ta ledhatosh dhe lejon që nëna jote ta edukojë dhe ta kulturojë sipas tekeve të saja. A mos vallë dëshiron që të bëhet askush dhe asgjë, sikurse ti? Sikur edhe unë të isha përgjigjur në ato momente, jam i bindur se do të pëlciste një grindje e madhe, e cila do të kishte një përfundim të tmerrshëm. Por, Kaltrina doli nga dhoma e saj, dhe prania e saj kishte ndikuar që unë të mos reagoja më shumë dhe të përmbahem.

- Çfarë po ndodh? - më pyeti me zërin e saj të butë prej një fëmije.

-Përse po bërtisni kështu?

- Oh, asgjë, shpirti im, ne jemi të rritur dhe nganjëherë na mungon edukata - iu përgjigja dhe e dërgova përsëri në dhomën e saj.

- Po, e dashur! - u përfshi në bisedë përsëri Renata, duke ngritur zërin. Jemi pa edukatë kur më nuk mund ta durojmë këtë jetë. Gjithë natën e kam kaluar në shtratin e bijës sime, i zgjuar dhe i brengosur, duke dëgjuar secilin tingull që vinte nga dhoma jonë e gjumit. Dëgjova se si ishte zgjuar Renata, se po shkonte në kuzhinë dhe po e pyesja veten time nëse po shkoja për ujë apo për verë. (vijon)

(Kosova Sot)