E thotë shkenca: Tri gjërat të cilat e parashikojnë divorcin e një çifti - Dashuri - Kosova Sot
E thotë shkenca: Tri gjërat të cilat e parashikojnë divorcin e një çifti

E thotë shkenca: Tri gjërat të cilat e parashikojnë divorcin e një çifti

Askush nuk mund ta thotë me siguri të plotë se një çift do t’i ndajë rrugët me njëri-tjetrit.

Por shkencëtarët social kanë punuar shumë që të paktën të jenë të aftë të parashikojnë se cilat çifte janë të prira të përfundojnë me divorc.

Sipas tyre, këta janë faktorët të cilët e parashikojnë ndarjen e një çifti:

Martesa në adoleshencë ose pas moshës 32 vjeçare

Koha më e mirë për t’u martuar është kur ndiheni të gatshëm, dhe kur e dini se e keni gjetur dikë me të cilin jeni të gatshëm ta shpenzoni jetën.

Hulumtimet sugjerojnë se çiftet të cilët martohen në vitet e tyre të adoleshencës dhe çiftet të cilët martohen pas moshës 34 vjet janë më të prirë të shkurorëzohen sesa çiftet të cilët martohen mes moshës 25-32 vjet.

Nëse burri nuk punon, mundësitë e shkurorëzimit janë të mëdha

Një studim i vitit 2016 nga Harvardi, i publikuar në ‘American Sociological Review’, sugjeron se nuk janë financat e çiftit ato të cilat ndikojnë në shanset e divorcit, por puna.

Hulumtuesit kanë zbuluar se çiftet ku burri nuk ka punë me orar të plotë, janë 3.3 për qind më të prirë të ndahen.

Sa i përket statusit të punës së gruas, kjo nuk rezulton të ketë ndonjë ndikim në shanset e divorcit.

Mos përfundimi i shkollës së mesme

Personat të cilët shpenzojnë më shumë kohë në shkollim janë më pak të prirë të shkurorëzohen. Të paktën kështu thonë hulumtimet.

“Shanset e një martese për të përfunduar me divorc janë më të vogla te personat me më shumë edukim, ku më shumë se gjysma e martesave të atyre të cilët nuk e kishin përfunduar shkollën e mesme kishin përfunduar me shkurorëzim”, thotë një postim në Byronë e Statistikave të Punës në Amerikë. 

(Kosova Sot)

20 orë e 2 minuta më parë
24/05/18