Mos pranoni të fejoheni nëse nuk i keni diskutuar më parë këto tema me partnerin - Dashuri - Kosova Sot
Mos pranoni tė fejoheni nėse nuk i keni diskutuar mė parė kėto tema me partnerin

Mos pranoni tė fejoheni nėse nuk i keni diskutuar mė parė kėto tema me partnerin

Nëse ju dhe partneri juaj fejoheni, temë e diskutimeve tuaja do të jenë pastaj planet për martesë, ku do e bëni dasmën, lista me të ftuar, ku do të shkoni për muaj mjalti. Por një vendim kaq serioz duhet të shkojë përtej planifikimeve për dasmën: ju po filloni një jetë së bashku dhe kjo do të thotë që duhet të mësoni nëse mendoni njësoj kur vjen puna në tema të rëndësishme për jetën.

Këto lloj bisedash nuk janë aspak të lehta. Por janë disa çështje që duhet të diskutohen përpara se të vendosni unazat në gisht. Për këtë arsye, ne kemi vendosur t’ju sjellim një listë të shkurtër të këtyre çështje të rëndësishme.

Dëshiron të kesh fëmijë?
Ju me siguri keni një ide nëse partneri juaj dëshiron të bëhet prind ose jo. Nëse përgjigja është “po”, atëherë janë disa pyetje që duhet të shtrohen: sa fëmijë do të ishte idealja? Kush do të kujdeset për fëmijën kur të lind? Është shumë e vështirë për të përcaktuar se cfarë lloj prindërish jemi, por mund të jemi në gjendje të mendojni mënyrën, rrugën e duhur se si do të ndërtoni familjen tuaj: me disiplinë të rreptë, apo tolerant, apo shembullin që do të ndiqni për rritjen e fëmijëve.

Si do t’i përballojmë shpenzimet?
Problemet financiare janë shkaku kryesor i divorceve, për këtë arsye është një temë për të cilën duhet diskutuar shumë. Mos e
mendoni bashkëshortin tuaj si një partner biznesi, por martesa në shumë raste funksion si e tillë. Ashtu si në biznes, një martesë merr të ardhura, paguan shpenzimet dhe duhet të ketë një fitim të vogël, që supozohen të jenë kursimet. Kështu që nëse vendosni të martoheni, merreni parasysh që do t’i ndani të ardhurat, por si? Do t’i ndani 50-50  apo do mbani gjithsecili një llogari bankare personale?

Si e shikoni karrierën?
Jeni “qen” i punës dhe prisni që partneri juaj të ketë të njëjtin angazhim si ji? Doni që bashkëshorti juaj të marrë pushime nga puna dhe të marr një rol më të madh në trajtimin e çështjeve familjare? Këto janë pyetje që duhet të marrin përgjigje përpara se të vendosni në gisht unazat.

Sa të përfshira do të jenë familjet përkatëse në marrëdhënien tonë?

Ndërhyrja e familjeve ëhtë një ndër shkaqet kryesore që e grindjeve në çift. Jini të ndershëm dhe përcaktojeni që në fillim se hapësirë do t’ju lini atyre në marrëdhënien tuaj. Gjithashtu nëse në familje keni një të sëmurë apo me probleme financiare, sa do të ndikojë kjo në marrëdhënien tuaj, por gjithashtu edhe për të ardhmen e prindërve tuaj, si do kujdeseni për ta ku të jenë të moshuar.

(Kosova Sot)

4 orë e 43 minuta më parë
19/02/18