Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë TIME ME PARA (7) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë TIME ME PARA (7)

Ngjarje e vërtetë: Donte ta blinte dashurinë TIME ME PARA (7)

Mu për këtë arsye, kur ishte më i relaksuar dhe më i buzëqeshur i propozova ta vizitojë psikiatrin. Reagoi zëshëm, sikurse ta kisha lagur me ujë të vluar. Kërceu nga karrigia dhe njëkohësisht sa bërtiste dhe sa bënte me duar. - Unë nuk jam i çmendur? Si ke guxuar të mendosh diçka të tillë? E di ku e ke qëllimin tënd! Dëshiron të martohesh me mua, të më shpallësh të çmendur dhe të marrësh gjithçka prej meje. E, nuk do të shkojë kështu, pa marrë parasysh se sa shumë të dashuroj - po ulërinte nëpër shtëpi. Reagimi i tij impulsiv ishte kapaku që mbuloi gotën time të mbushur. - Nuk dua të martohem, sidomos për ty. Miliona herë më ke lënduar me sjelljen tënde dhe nuk e kam ndërmend që një njeriut si ty t'i betohem për besueshmëri. Paranojat e tua dhe histeritë më kanë ardhur në majë të hundës, sikurse edhe paga dhe gjërat e tjera që m'i dhuron ti. Nuk dua më të dëgjoj se si të gjithë, madje dhe unë, jemi kthyer kundër teje. Naimi, sikurse edhe disa herë të tjera, kur ishte qetësuar, binte në gjunjë dhe qante, e unë me qindra herë do të zbutesha dhe do ta ngushëlloja. Por, për dallim nga skenat e mëparshme, kësaj radhe edhe unë isha ngopur më. Më në fund edhe unë u bëra e fortë, nuk jam thyer, krejt e ftohtë, u ngrita dhe i thashë se po shkoj. Pas një viti jetë në ferr u ndjeva se si më nuk kam asnjë atom energji më, sikurse gjithçka pozitive që kisha Naimi e kishte humbur me frikën e tij aspak reale. Prandaj këtë ditë e frenova veten time. Nuk po mund ta bindja se në jetën time nuk ka mashkull tjetër. Mu për këtë arsye, ai kishte menduar se porsa të mbetem pa të holla d t'i kthehem atij. Natyrisht se nuk e kam ndërmend t'i kthehem, madje edhe nëse së shpejti nuk gjej një punë tjetër. Më me dëshirë do të duroja urie sesa të kaloja edhe një herë nëpër krejt atë që kam kaluar. Por, me shkuarjen time Naimi nuk ishte qetësuar. Më ka thirrur çdo ditë, derisa e kam ndryshuar numrin e telefonit. Kulminacioni i të gjithave ishte kur motrën time e kishte larguar nga puna. Motrën time e kishte cilësuar si përgjegjëse pse unë e kam braktisur atë. E kishte thirrur në zyrën e tij, duke i bërtitur, se me lehtësi ajo kishte mundur ta parandalonte ndarjen tonë, por nuk kishte dashur. Motra ime atë ditë kur kishte ardhur në shtëpi po dridhej, e shokuar. - Vetëm tani po e kuptoj se je më çmendur sesa unë - më tha kur ishte qetësuar paksa. - Ndoshta kjo është e vërtetë, por vetëm po provoj të të ndihmoj. Shkaku im ke mbetur pa punë - u përgjigja me qetësi. - Ke mbetur pa Naimin dhe pa punë, e megjithëkëtë, po mendon për mua - u habit. - Natyrisht, ti je motra ime - e përqafova. - E di se do ta gjej dikë, i cili do të paguajë llogaritë e mia, por me ty është problem më i madh. Në vend se të harrosh ato probleme të vogla me Naimin dhe të jetosh me lehtësi, tash po brengosesh për mua - uli krahët dhe solli kokën. Përgjigje tjetër në fakt nga ajo as që nuk prisja. Sepse, ne të dyja dallonim në gjithçka, e më së shumti, tani po e vërej këtë, rreth emërtimit të dashurisë. - Po bëj shaka motër. Dhe, të jesh e bindur se te unë do të gjesh përkrahje. Një herë do ta gjesh mashkullin, i cili të meriton - më puthi. (FUND) 

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "NË VEND SE TA LIJA, ËNDËRROJA VDEKJEN E TIJ"

(Kosova Sot)

6 orë e 38 minuta më parë
22/05/18