Ky lloj gripi shërohet vetëm me seks

  • 13 January 2018 - 23:29
Ky lloj gripi shërohet vetëm me seks

Një lloj gripi i quajtur Aussies mund të shërohet vetëm duke pasur marrëdhënie seksuale. Kështu, thonë disa ekspertë të Univiersitetit ‘Wilkes’ në Pensilvani, të cilët e hulumtuan këtë lloj gripi.

Se si mund të ndikoj seksi në shërimin e këtij virusi, hulumtuesit e shpjegojnë se seksi mund të rrisë prodhimin e Imunoglobulin A, një antitrup që lufton infeksionin dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen e njerëzve nga infektimi i viruseve, shkruan Daily Mirror.

Sipas këtij studimi, njerëzit që flinin me partnerin e tyre një herë ose dy herë në javë kishin 30% më shumë se imunglobulinë A, se ata që nuk kishin marrëdhënie seksuale.

Rezultatet kanë treguar se seksi mund të ndihmojë në uljen e niveleve të stresit, të cilat mund të pengojnë ndjenjën e keqe, si dhe të jetë një formë ushtrimi që mund të ketë efekt të njëjtë. Mënyra të tjera zbavitëse për nxitjen e sistemit imunitar të sugjeruar nga hulumtuesit përfshijnë masazhat e rregullta, bashkimin me një klub librash dhe marrjen e një gjumi të mirë të natës. Njerëzit që vuajnë nga gripi Aussies ka arritur në 18 persona të cilët kanë kërkuar edhe trajtim spitalor.

(Kosova Sot)