A E KENI GJETUR PARTNERIN E DUHUR?

  • 14 January 2018 - 10:56
A E KENI GJETUR PARTNERIN E DUHUR?

1 - Në karakterin e një mashkulli vlerësoni… a) Mashkulloritetin b) Ndjeshmërinë c) Sensin e humorit.

2 -Ju pëlqejnë bisedat gjatë aktit seksual? a) Po, veçse duhet të jenë fjalë të ngrohta dashurie. b) Jo edhe aq shumë. c) Po, dhe veçanërisht kur qeshim së bashku.

3 - Ju pëlqen kur mashkulli… a) Ju shikon drejt e sy kur ju shpreh dashurinë e tij. b) Ju përqafon me dashuri e ngrohtësi. c) Ju shtrëngon me padurim.

4 - Kur takoni një mashkull ai duhet të jetë: a) Që në fillim shumë i ngrohtë b) Të ketë fantazi c) Të duket se ka personalitet.

5 - Me qëllim që të komunikoni me të preferoni… a) Që te lërë disa mesazhe erotike në pasqyrë. b) T'ju dërgojë mesazhe në celular. c) T'ju telefonojë disa herë brenda ditës në punë.

6 - Në krevat së bashku me të ndjeheni… a) Si një "alter ego" e tij. b) Si një tigër që kërkon ta "shqyejë" c) Si një princeshë që pret momente përrallore.

7 - Në dashuri preferoni… a) Përkëdhelje pafund. b) Pozicione të reja. c) Lojëra.

8 - Në sferën e ndjenjave… a) Jeni e qëndrueshme. b) Jeni delirante. c) Jeni konfuze.

9 - Një grua që të përjetojë lulëzimin seksual duhet… a) Të gjejë një specialist seksi. b) Të flasë hapur për fantazitë e saj. c) Ta dashurojë pa masë partnerin e saj.

10 - Çfarë do të veçonit tek një mashkull? a) Mirësjelljen b) Mënyrën e të shprehurit. c) Mënyrën se si prek.

11 - Kur takoni një mashkull tërheqës, mendoni se… a) Është zot në seks, b) Është njeri shumë serioz, nuk ju shkon c) Do të jetë baba i mirë.

12 - Nuk mund të lidheni me dikë i cili… a) Shikon femra të tjera. b) Nëse nuk do të jetojë çdo moment sikur të ishte i fundit në jetën e tij. c) Nëse nuk është i mirë në seks. 

13 - Çfarë ju tërheq tek një mashkull? a) Mënyra e ftohtë e sjelljes dhe superioriteti i tij. b) Një sjellje entuziaste që shoqërohet me qeshje. c) Kur sillet si një xhentëlmen i vërtetë.

14 - Cili nga këta aktorë do të ishte partneri juaj ideal? a) Xhimi Keri (komik) b) Xhoni Dep (tërheqës) c) Rasell Krou (dinamik dhe mashkullor).

Nga 0-10 pikë, kërkoni një mashkull "makinë" seksi.

Nuk i jepeni askujt me lehtësi, të paktën nëse keni përshtypjen më të vogël se ai person nuk do t'ju kënaqë seksualisht. Atëherë, mirë do të ishte që të mos afroheshit dhe të provokonit meshkuj të tillë, pasi gjë tjetër përveç lëndimit nuk do të arrini. Gjithashtu, gëzoni edhe një aftësi të veçantë (disa e quajnë shqisë e gjashtë) që t'i kuptoni menjëherë meshkujt nëse disponojnë aftësi seksuale të nivelit tuaj dhe nëse do të kombinojnë me ju. Në përgjithësi keni një jetë erotike aktive, ndoshta sepse kërkoni meshkuj "prodhues" energjie seksuale.

Nga 11-30 pikë, ju kombinon një partner spontan dhe argëtues.

Partneri ideal duhet të ndajë se bashku me ju peripecitë më të çmendura dhe momentet plot të qeshura. Dashuroheni pafund pas meshkujve që dinë të krijojnë një klimë të veçantë mirëkuptimi dhe komunikimi. I dëshironi 100% sidomos në rastet kur lëkundeni në të njëjtën shkallë humori dhe serioziteti. Dialogët e qetë, të ndjeshëm dhe humori ju bëjnë për vete dhe një njeri të tillë nuk do të donit që ta humbisni për asnjë çast. Karakteristika e tij zbavitëse ju bën të ndjeheni akoma më tepër e lirshme në krevat dhe të realizoni fantazi nga më ekstremet.

Nga 31-40 pikë, kërkoni një mashkull mbrojtës.

Jeni femra delikate dhe kërkoni një mashkull që di si ta trajtojë, të kujdeset dhe të qëndrojë në krah të partneres në raste "furtunash" dhe "stuhish". Është fjala për dikë që do t'ju kapë nga dora, do t'ju shikojë drejt e në sy dhe do t'ju betohet për dashuri shekullore.Sigurisht nuk e jepni trupin tuaj në çdo njeri që ju del përpara dhe njëkohësisht nuk përkuleni përpara flirtit të një mbrëmjeje. Dashuria për ju është një çështje serioze që kërkon partnerë të qëndrueshëm. Partneri që merr notën dhjetë ne krevat është ai që di të prekë me ndjeshmëri dhe të zgjojë brenda jush instinktet e hormonet.

(Kosova Sot)