Sa herë ngjis shkallët komshiu më kap nga c*** dhe…
Një vajzë ka rrëfyer ngacmimet seksuale që i bën vazhdimisht fqinji i saj. Vajza thotë se nuk guxon të kalojë pranë banesës së fqinjit, pasi ky i fundit e kap në vende intime.
“Jam një vajzë 18 vjeçe nga Kukësi.
Jam e urtë dhe shumë e edukuar, por më ka zënë halli me një komshiun tim që është 4 vite më i vogël se unë.
Sa herë më zë vetëm, nëpër shkallë më kap nga gjoksi. Dhe ikën me vrap duke qeshur.
Jam shumë në hall sepse po të dua e rrah e grij, por ai është rrit pa mami dhe më dhimbset.
Ama edhe kështu nuk e duroj dot.
Nuk di çfarë të bëj. Se ta denoncoj më dhimbset se unë e di që ai e bën për lojë.
Ama m’ka mërzitur sepse kështu do më bëjë edhe me fjalë në lagje.
I thashë një ditë pse e bën. Më tha që jam si rrush i ëmbël.
Si mendoni? Si duhet të veproj? Ju theksoj që nuk dua ta lëndoj se me të jemi rritur në një lagje bashkë.
Prindërve nuk u kam thënë gjë se shkojnë dhe e vrasin.
Po kështu kam marrë tmerr të dal se ai sikur më ruan, më kap dhe ikën me vrap duke qeshur.
Si mendoni?”, shkruan ajo.
(Kosova Sot)