Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (5) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (5)

Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (5)

Nuk isha atëherë e vetëdijshme për faktin se çfarë do të thotë thë- nia "Larg syve, larg zemrës". Po mendoja se sa e mençur do të ishte që edhe unë të shkoj me të dhe të provoj të gjej ndonjë punë, kështu që në këtë mënyrë do të fitonim më shumë dhe më shpejt, por Avniu nuk ishte i magjepsur me këtë. - Nuk do të ishte mirë që menjëherë të vish me mua - më ndërpreu, derisa unë po ëndërroja me sy hapur dhe po mendoja me zë. - Pse jo - e pyeta unë e pikëlluar. - Sepse nuk do të dëshiroja ta testoj durimin e axhës. Më së miri do të ishte të shkoj vetëm derisa të gjendem, e ti do të mund të më bashkëngjiteshe pas një periudhe të caktuar kohore, nëse edhe për ty gjej ndonjë punë që do të mund të punosh. Unë dëshiroja të isha me të, por më dhembte fakti se ai dëshironte të më kursente mua kështu që pranova të vendos për të dy, si mendonte që ishte më së miri. Kaluan pesë muaj nga shkuarja e Avniut dhe gjatë asaj periudhe kohore jemi takuar tri herë. Ai po merrej me shumë obligime, të cilat axha i tij ia kishte ngarkuar në shpinë, e ai nuk dëshironte të luhatej nga respekti për të. Në fillim unë heshtja, por me kalimin e kohës kjo po më pengonte gjithnjë e më shumë. Më kishte premtuar se edhe mua do të ma gjente ndonjë punë të vogël, por kjo nuk kishte ndodhur, kështu që unë vetë dola të kërkoj punë dhe menjëherë gjeta punë në një shitore të vogël, ku punoja si shitëse. Paga ishte mesatare, por për mua mjaftonte, megjithëse nuk mund të kurseja asgjë. Dhe kështu koha filloi të kalonte gjithnjë e më shpejtë. Kaloi një vit, e shumë shpejtë edhe i dyti. Avniu edhe më tutje po punonte te axha i tij dhe po përparonte. Ma bënte me dije se si axha i tij gjithnjë e më shumë kishte besim në të dhe pasi që i kishin dështuar planet që ai kishte me birin e tij, ekzistonte një mundësi që nipit të tij t'ia kalonte nipit. Natyrisht se unë po u gëzohesha lajmeve të tilla, por nuk po mund ta ndaloja dyshimin që kisha në zemër. Gjithnjë e më shumë po mendoja se si Avniu kishte dikë atje që po e mbante në Austri, dhe se tashmë mua më kishte harruar. Ëndrrat e përbashkëta që unë i kisha tashmë kishin filluar të rrënoheshin ngadalë, për jetën e përbashkët, për shtëpinë të cilën do ta blinim, përderisa dëshira për të dalë dhe për t'u argëtuar rritej gjithnjë e më shumë. "A nuk po mendon se ke fituar mjaft dhe se do të ishte mirë të kthehesh? Në qytetin fqinj është hapur një ndërmarrje e madhe dhe në vijim është një punësim i madh, ndoshta do të ishte mirë të provosh që të punësohesh këtu", ia kam shkruar në porosinë elektronike që ia kam dërguar. Pas një ore më arriti përgjigjja, që dukej se e kishte nxjerrë pas një mendimi të thellë. - Ilirjana, axha nuk e ka merituar që ta tradhtoj. Po, kam ftuar mjaft, por jo aq sa duhet për banesë të përbashkët. Shtrohet se çfarë do të fitoja nëse pranoj ta braktis axhën tim dhe ta pranoj një punë të pasigurt në atdhe. Provo të më kuptosh. Për mua ishte më se e qartë që Avniu nuk e kishte ndërmend të kthehej, dhe se ishte familjarizuar me kurbetin. Më nuk e kisha ndërmend t'i përgjigjem. E fika telefonin dhe kompjuterin. Atë mbrëmje nuk dëshiroja që ta anashkaloj daljen time me shoqet, të cilat tash e një kohë të gjatë më kishin lutur të dal me to. Isha e brengosur nga xhelozia dhe dyshimet e mia për Avniun, e sa më e nervozuar që bëhesha, me kënaqësi më të madhe po vishja gardërobën të cilën tash e një kohë të gjatë e kisha lënë anash, po rregulloja flokët, po rregulloja grimin. Po shikoja veten time në pasqyrë dhe ia plasa vajit. Jo, kjo nuk jam unë. Derisa po fshija grimin tepricë, po e bindja veten time se gjithç- ka është në rregull, dhe se nuk isha e drejtë me Avniun. Saranda, Pranvera dhe Valdetja po më prisnin. Plani ynë ishte ta festojmë ditëlindjen e Pranverës, në një restorant porsa të hapur, për të cilat që të tria ishin për të shkuar aty, shkaku i ushqimit dhe i kamerierëve simpatikë. Sidomos aty dëshironin të shkonim aty shkaku i kamerierëve simpatikë. Mendoj se njërin prej tyre Pranvera po e pëlqente shumë. (vijon) 

(Kosova Sot)

8 orë e 8 minuta më parë
22/08/18