E dimë sa orgazma i ke pasur!

  • 16 January 2018 - 16:11
E dimë sa orgazma i ke pasur!

Mënyra sesi ec, zbulon edhe kënaqësinë e jetës tuaj të seksuale.

Njerëzit që e duam modën shpesh thonë që jeta është si një pistë e madhe mode. Pa marrë parasysh a pajtohesh me këtë apo jo, mënyra se si ec mund të zbulojë shumëçka për ty – veç tjerash, edhe sa je e kënaqur me seksin.

Ecja energjike zbulon që femra është e kënaqur me jetën seksuale, ndërsa ecja e “ngathët” është një shenjë që tregon se në krevat nuk është çdo gjë sipas kërkesave tuaja, ka treguar një studim i bërë para pak kohësh.

Hulumtimi është bërë në Belgjikë, femrat u janë përgjigjur pyetjeve të cilat kanë të bëjnë me jetën e tyre seksuale, ndërkaq shkencëtarët i kanë analizuar mënyrën sesi femrat kanë ecur.

Hulumtuesit paraprakisht nuk kanë ditur asgjë mbi jetën seksuale të pjesëmarrëseve në studim, mirëpo analiza e ecjes së tyre ka zbuluar që damat të cilat ecin shpejt, janë energjike, më shpesh përjetojnë orgazmën dhe janë të kënaqura me seksin.

Aspak nuk është befasuese, ky studim ka treguar që femrat të cilat shpesh përjetojnë kulmin e kënaqësisë kanë më shumë vetëbesim, gjë që shprehet në ecjen e tyre, ecin në mënyrë më energjike, ndërkaq hapi u është më i gjatë dhe më i lehtë.

(Kosova Sot)