31-vjeçarja shtang me rrëfimin: Nuk ndaloj dot së bëri dashuri me shefin, por e dua burrin

  • 17 January 2018 - 23:40
31-vjeçarja shtang me rrëfimin: Nuk ndaloj dot së bëri dashuri me shefin, por e dua burrin

Një 31-vjeçare i ka shkruar një letër psikologes së “The Sun” teksa i ka treguar për tradhtinë e saj ndaj bashkëshortit.

Edhe pse thotë se e do ende, ajo sërish nuk e ndalon dot veten kur ndodhet afër shefit…

Letra e gruas:

“E dashur psikologe, unë kam nisur një lidhje jashtëmartesore dhe e tradhtoj burrin tim rregullisht sa herë që largohem nga shtëpia për punë.

Unë punoj në Londër 4 herë në javën ndërsa ai rri në shtëpi me djalin tonë të vogël.

Ai është 33 vjeç dhe unë jam 31 vjeç dhe jemi bashkë prej 5 vitesh.

Pasi linda djalin unë u ktheva sërish në punë, dhe kjo falë tolerancës që më bëri shefi im. Ai është një burrë i bukur 40-vjeçar.

4 herë në javë unë duhet të shkoj në Londër për punën, dhe një nga këto herët, në hotelin ku unë qëndroj, erdhi dhe më trokiti shefi.

Kështu nisi e gjitha dhe ne përfunduam duke bërë seks, e tani prej shumë muajsh vazhdojmë po njësoj.

Ndihem keq sepse e dua bashkëshortin tim dhe kur jam me të seksi është i mrekullueshëm, por nuk e ndaloj veten kur jam me shefin.

Nuk di çfarë të bëj, dhe si të dal nga kjo situatë…”

Përgjigjja e psikologes:

E the edhe vetë se dëshiron të qëndrosh me bashkëshortin tënd dhe se ndihesh mirë kur je pranë tij. Shkëpute menjëherë lidhjen me shefin, e nëse është nevoja largohu edhe nga puna. Përndryshe rrezikon të shkatërrosh martesën tënde.

(Kosova Sot)