Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (7) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (7)

Ngjarje e vërtetë: Në vend se ta lija, ëndërroja VDEKJEN E TIJ (7)

- Ashtu siç edhe ke dëgjuar. E di se është krejt e paplanifikuar dhe nuk e di se si ka mundur kjo të ndodhë kur ne kemi bërë dashuri.

- Por, Iliriana, unë jam i lumtur për këtë.

- Shqipëron, ne njihemi që dy muaj, çfarë do të bëjmë tani?!

- Si çfarë do të bëjmë? Do të kemi fëmijë! A mos vallë ke menduar për abort?! Unë e ula kokën, sepse në zërin e tij kishte aq shumë tmerr, saqë unë u turpërova prej tij. Vetëm atëherë e kam kuptuar çfarë kam bërë. A e dashuroj unë këtë mashkull, i cili po qëndron ulur përballë meje? Jo! Nuk e dashuroj. Çfarë kam bërë?!

- Do të mund të martoheshim në fund të verës - po vazhdonte Shqipëroni, duke më zgjuar prej mpirjes.

- Martesë?

- Natyrisht, ky fëmijë ka baba! - thoshte Shqipëroni dhe çdo debat shtesë mu duk se ishte i tepërt. Ky njeri dëshiron të martohet me mua. Do të duhej të isha e lumtur, sepse në sytë e tij po shikoj lumturinë e vërtetë. Por, nuk jam e lumtur, çfarë po më ndodh? Unë rashë në kanalin që e hapa vet. Me kalimin e ditëve, unë po bëhesha gjithnjë e më e vetëdijshme rreth frytit, që e mbaja në bark, i cili po rritej gjithnjë e më shpejt përderisa dita-ditës po e dashuroja më shumë. Ishte një pjesë e imja dhe secili mendim për ndërprerjen e shtatzënisë tashmë më kishte dalë prej kokës. Unë dëshiroja që martesa ime të kalonte e pavërejtur, pa zhurmë dhe njerëz, vetëm dëshmitarët, unë dhe Shqipëroni. Prindërit ende nuk po mund të pajtoheshin me këtë fakt. Unë po heshtja, por të tjerët e kishin ndier atë që po ndodhte. Unë mendoja se ata do t'i tregojnë Avniut, sepse unë nuk kisha guxim. Dhe, ashtu ndodhi. Ishte ditë e shtunë, ditë e bukur maji, kur unë dhe Shqipëroni, dorë për dorë dolëm për t'u bërë kurorë, përderisa vetura e Avniut po qëndronte e parkuar para komunës. Gjaku më ishte ngrirë nëpër vena, derisa po e vëreja Avniun teksa po dilte nga vetura dhe po më vështronte nga larg, duke përfshirë krejt trupin tim, duke ndalur shikimin në stomakun tim, i cili tashmë ashtu i fryrë po mund të vërehej. Për një moment ai m'u afrua, e unë u shtanga, derisa po mbaja dorën e Shqipëronit, duke kërkuar ndonjë dalje, rrugë për ikje. Shqipëroni më kishte kapur për beli, por kjo nuk e kishte ndaluar Avniut. - Po e shoh, nuk paske pasur zgjedhje - m'u drejtua në mënyrë cinike me një zë të çuditshëm.

- Çfarë t'i thuash nuses së re në këtë situatë, pos, urime. Më pas Shqipëronit ia hodhi një shikim të ftohtë, por edhe atij ia uroj martesën. Në atë moment dëshiroja që të hapej toka dhe të futem brenda. Martesa ime thuajse u shkatërrua. Shikimi m'u mjegullua nga lotët. Më pas Shqipëroni më përqafoi, më mbante përreth belit dhe më hapi derën e veturës.

- Eja shpirt, sot nuk guxoj të lëshoj nga sytë. E kam ditur që atë ditë Avniu asnjë orë nuk kishte qëndruar në shtëpi. Pas disa ditëve shkoi në Austri dhe nuk e pashë më kurrë, deri para një muaji. Gjërat në martesën time shumë shpejt kanë marrë teposhtën. Porsa isha mbetur shtatzënë dhe kisha filluar të rri në shtëpi më larguan nga puna. Për kthimin tim në punë as që bëhej fjalë dhe për një kohë të caktuar po jetonim nga paga e Shqipëronit. E ajo nuk ishte tepër e madhe. Standardi ynë i jetës kishte rënë paksa dhe po shtrohej pyetja se si do t'i paguajmë këstet e qirasë së banesës, të cilin e kishim blerë gjatë kohës, kur që të dy ishim në punë. Grindjet në martesën tonë ishin bërë përditshmëri, e pakënaqësia ime shtohej nga dita në ditë, e pikëllimi për rastin tim të humbur po i errësonte edhe ato pak momente të shndritura. (vijon)

(Kosova Sot)

2 orë e 51 minuta më parë
18/08/18