Burri më çmendte dikur në seks, por sot... - Dashuri - Kosova Sot
Burri më çmendte dikur në seks, por sot...

Burri më çmendte dikur në seks, por sot...

Një grua 29-vjeçare ka rrëfyer për “The Sun” historinë e saj me të dashurin, me të cilin është në lidhje qe dy vjet. Ajo ka thënë se në fillim kishin jetë të mrekullueshme seksuale, por tani bëjnë seks vetëm një herë në dy apo tre muaj.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e saj të plotë:

Jam në lidhje dashurie me të dashurin tim qe dy vjet dje jeta jonë seksuale ishte e mrekullueshme në fillimet tona. Mirëpo, tani bëjmë seks vetëm një herë në dy apo tre muaj.

Unë jam 29-vjeçare, ndërsa ai është 31-vjeçar. Kam një djalë gjashtëvjeçar, i cili e adhuron të dashurin tim. Ne kemi blerë një shtëpi tonë, por debatojmë dhe grindemi më shumë se kurrë.

Të dytë jemi lodhur kohëve të fundit me orët tona të gjata në punë dhe kështu që gjithçka për të cilën mendoj unë, është se si të fle.

Kohëve të fundit, kam kuptuar se më tërheqin njerëzit që më japin komplimente.

Unë kurrë nuk do ta tradhtoja të dashurin, por nuk mund të jetojë në këtë mënyrë.

Përgjigja e psikologes:

Ju të dy jeni të lodhur dhe të tensionuar.

Ka gjithmonë punë për t’u bërë brenda në shtëpi dhe në vendin tuaj të punës, mirëpo ju duhet të krijoni kohës për t’u dashuruar përsëri.

Dilni të paktën një herë në javë në mbrëmje jashtë, për të harruar punën dhe faturat.

Angazhojeni një dado për fëmijën, që ju të dilni më shpesh dhe të mbani disponimin edhe pasi të shkoni në shtëpi. E-fletëpalosja ime “Shpëtimi i jetës suaj seksuale” do t’iu ndihmojë.

(Kosova Sot)

5 orë e 35 minuta më parë
16/11/18