Zakonet që shkatërrojnë lidhjen

  • 04 August 2015 - 11:52
Zakonet që shkatërrojnë lidhjen

Një lidhje  e kënaqshme sigurisht që ju bën të ndiheni mirë dhe të lumtur, por mbani mend se që një lidhje të jetë e fortë, e qëndrueshme dhe e suksesshme, nuk mjaftojnë vetëm fluturat dhe lulet… një marrëdhënie e shëndetshme dhe e plotë, me ndjenja të forta dhe e bukur, kërkon shumë respekt, komunikim, përkushtim dhe mbi të gjitha, plot zakone të dobishme për të dy ju.

Ja cilat janë disa pika të cilat duhet më patjetër të nisni t’i përmirësoni në rast se ëndërroni për një marrëdhënie deri në fund.

Përpjekja për ta përmirësuar partnerin

Mbajeni në mendjen tuaj njëherë e mirë, nuk ekziston personi ideal. Askush nuk është perfekt pasi çdokush ka natyrën, karakterin, konceptet dhe ndjenjat e tij. Ju nuk jeni askush për të pasur në dorë “ndryshimin” që  partnerit tuaj i “duhet” . Lejojini vetes tuaj dhe atij të duheni dhe pëlqeheni ashtu si jeni, me çdo gjë që ju përbën. Në rast se nuk e pranoni karakterin apo çfarëdo aspekti që partneri juaj ka, atëherë jeni ju ata çka do vendosni se çdo të bëni më pas, jo partneri!

Zënkat e vazhdueshme në publik

Nuk ka gjë më acaruese dhe të mërzitshme se sa ti lejoni vetes tuaj të ziheni me partnerin në publik. Kaq e pamundur është të duroni sa të jeni vetëm ne intimitet dhe ti sqaroni gjërat me qetësi? Kaq e pamundur është ta mbyllni një sy dhe ta vazhdoni bisedën që aq shumë po ju shqetëson kur të mos jeni me të tjerë të cilët e vetmja gjë që do bëjnë është të “argëtohen” me ju ? Në rast se jo, atëherë mundohuni t’i eliminoni shfaqjet dhe skenat në publik të cilat jo vetëm do ju bëjnë mos ta zgjidhni problemin që ju shqetëson, por do të lini një shije shumë të hidhur më pas e cila do ju mbesë gjatë në memorie.

Moskomunikimi për çka ju shqetëson

Në rast se ndiheni keq apo të inatosur me diçka, mos prisni që problemi të zgjidhet vetë. Ka shumë mundësi që partneri juaj mos të dijë të lexojë mendjet kështu që, flisni me të. Flisni sa nuk është vonë për çdo gjë që mendoni se ju shqetëson dhe keni nevojë që ta shprehni apo ta zgjidhni bashkë. Vetëm ne këtë mënyrë do të keni mundësinë jo vetëm ti jepni mbështetje njëri tjetrit dhe ta zgjidhni më lehtë problemin, por, do ta njihni akoma edhe më mirë njëri tjetrin duke fortësuar ndjenjat dhe marrëdhënien tuaj.

Përgjimi dhe xhelozitë e tepërta

Kur dy persona dëshirojnë që lidhja e tyre të funksionojë, nuk ka përse të kenë dyshime tek partneri i tyre. Në fund të fundit, ju, as partneri juaj, nuk mundet t’ju “mbajë” me zor në marrëdhënien tuaj apo të mos kryeni veprime të cilat nuk duhen.  Nuk keni përse ti ulni vlerat vetes tuaj duke përgjuar partnerin apo ish të dashurat e tij. Në rast se ai ju dashuron dhe e di se sa ju vleni, nuk keni përse t’ja vini ju në dukje këtë gjë më anë të këtyre veprimeve jo fort serioze dhe të këndshme të cilat vetëm sa do ju shkaktojnë dëm!

Të harroni pse jeni në atë marrëdhënie dhe ta merrni parterin për të mirëqenë

Të lejoni që të humbisni në rutinën tuaj pa vlerësuar dhe gjetur kohën e duhur për lidhjen që keni, është një gabim shumë i madh. Kujtojini vetes tuaj se përse jeni bashkë, çfarë ju ka bërë të bini në dashuri më njeri tjetrin dhe se çfarë dëshirash dhe qëllimesh i keni vënë vetes tuaj. Gjeni kohën e duhur për të shpenzuar bashkë qoftë edhe për bisedat me rastësore apo daljet më pak romantike. E rëndësishme është të shpenzoni kohë bashkë, të jeni aty për njëri tjetrin dhe në fund, mos harroni t’i shprehni atij se sa mirënjohëse jeni dhe se sa e vlerësoni atë për çdo gjë që ai bën për ju dhe marrëdhënien tuaj.