Ndizjani epshin duke e prekur në këto pesë zona, gjatë marrëdhënies seksuale - Dashuri - Kosova Sot
Ndizjani epshin duke e prekur në këto pesë zona, gjatë marrëdhënies seksuale

Ndizjani epshin duke e prekur në këto pesë zona, gjatë marrëdhënies seksuale

Për të parë se cilat janë pjesët kryesore, që njerëzit duan të prekin, SKYN Condoms dhe agjencia AMP, e kanë bërë një hulumtim me pjesëmarrës të moshës 18 deri 34-vjeçar.

Të gjithë e kanë nga një pjesë të caktuar, që bën ndezjen ekstreme, gjatë marrëdhënies seksuale.

Sipas gjetjeve, del se këto janë pesë pjesët ku femrat duan të preken më së shumti, kur janë duke bërë seks:

5) Barku

Kjo pjesë zë vendin e fundit, sepse vetëm katër për qind e femrave, kanë thënë se është pjesa e tyre e preferuar, teksa bëjnë seks.

4) Shpina

Pikë të ulëta ka marrë edhe shpina, meqë vetëm gjashtë për qind kanë thënë se shpina i ndezë, gjatë marrëdhënies intime.

3) Të pasmet

Numrat tash bëjnë një lëvizje të lartë – 15 për qind e femrave, kanë thënë se pjesa më e mirë për t’i prekur gjatë seksit, janë të pasmet.

2) Qafa

Pikë të larta ka marrë edhe qafa, meqë 28 për qind e femrave, kanë qejf, që duart mashkullit të jenë në qafën e tyre.

1) Gjoksi/Thimthat

Kjo pjesë e trupit, zë vendin më të lartë, sepse 34 për qind e femrave, e kanë zgjedhur si pjesë me ndjesinë më të mirë dhe kënaqësi gjatë seksit.

Te meshkujt ndryshojnë pozitat, sa i përket pjesës së tyre më të ndjeshme.

Qafën dhe të pasmet, i zënë dy pozitat më të larta, me nga 19 për qind, sa i përket pjesës, që meshkujt duan të ju prek femra gjatë seksit.

Gjoksi dhe majat janë zgjedhur nga 12 për qind, ndërsa stomaku një për qind më pak, derisa tetë për qind, kanë thënë se kanë dëshirë të ju prekin këmbët gjatë seksit.

(Kosova Sot)

9 orë e 41 minuta më parë
23/05/18