Rrëfeht djali shqipëtar: E dua gruan e shokut por ajo ... - Dashuri - Kosova Sot
 Rrëfeht djali shqipëtar: E dua gruan e shokut por ajo ...

Rrëfeht djali shqipëtar: E dua gruan e shokut por ajo ...

Një 27-vjeçar thotë se ka rënë në dashuri me gruan e mikut të tij më të mirë. Madje sipas djalit tashmë ata të dy kanë krijuar një marrëdhënie sëbashku, pas krahëve të shokut.

“Dashuroj gruan e shokut tim më të mirë. Nuk jam krenar, por dashuria të vërboka sytë.

Jam një 27-vjeçar nga Lezha dhe prej kohësh kam një shok shumë të mirë me të cilin emigrimi është bërë më i lehtë.

Pak kohë më parë atë e martuan me mblesëri me një vajzë shqiptare, të cilën shoku normal e mori këtu në Itali.

Nuk më largoi nga shtëpia dhe nisëm jetesën të tre derisa unë të gjeja një shok tjetër për të ndarë qeranë.

Por me kalimin e kohës ajo vajzë më hyri në zemër.

Është e bukur dhe shumë punëtore. Na mban të dyve me të gjitha të mirat në shtëpi dhe është shumë e sjellshme.

E vija se se shokun nuk e dashuronte, se normal ku e njohu ajo që ta donte.

Derisa nuk durova dhe një ditë kur shoku nuk ishte i shpreha ndjenjat.

Ajo shtangu tërësisht në fillim dhe tha vetëm: Që kjo është diçka e pamundur.

E lashë disa ditë qetësi derisa para dy ditësh mora guximin dhe i dhurova puthjen e parë, edhe ajo ma ktheu.

Jam njeriu më i lumtur në botë që dhe ajo ka rënë në dashuri me mua.

Por problemi është shoku. Ai është shumë më i madh se unë dhe s’ka moshë për të luajtur me jetën e tij.

As ai nuk e dashuron se unë e njoh mirë. Ai linte kokën për një rumune, por vetëm pse nuk ja pranonte shtëpia nuk e mori.

Si t’ja bëjmë që t’ja themi shokut? Unë dua ta marr për nuse këtë vajzën e jetës sime…nuk e lë më me atë se tani ndjehem edhe shumë xheloz…

Më thoni ju lutem si të veproj?”, shkruan ai.

(Kosova Sot)

17 orë e 51 minuta më parë
19/08/18