Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (9) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (9)

Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (9)

Bëra me kokë me qëllim të largimit të mendimeve të tilla. A donte të thoshte kjo se, nëse nuk do të pajtohesha me Saimirin, do të jetoja vetëm përgjithmonë? Ai mendim nuk më tmerronte aq shumë. Nuk do të jem në asnjë lidhje dhe do të mundem lirisht të disponoj me kohën time, duke mos pasur nevojë askujt për t'i dhënë llogari, përpos fëmijëve të mi të cilët, sido që të jetë, nuk ushtronin asnjë presion ndaj meje. Për më tepër, ata më nxitnin që të filloja të dilja dhe t'i përkushtohesha vetes sime. Dëm që nuk kisha shoqe, të cilat do të më bënin shoqëri, meqë kishte kohë që me të kisha shkëputur çdo kontakt.

- A është gjithçka në rregull? - më pyeti Krenari, duke m'i ndërprerë mendimet.

- Po, edhe ashtu kam kuptuar se nuk është lehtë ta riorganizosh jetën, pasi që me vite të tëra ke jetuar në shërbim të të tjerëve - thashë unë.

- Askush përpos vetë neve nuk mund ta ndryshojë mënyrën tonë të vjetër të të menduarit - ma rikujtoi ai. - Por, unë, jo me dëshirën time, jam gjetur në një situatë të re, e detyruar për të bërë ndryshime - pranova unë. - A kaq dhembje po të shkakton kjo, a?

- Më duket sikur jam duke jetuar në një dimension të huaj për mua, sikur jam në lëkurën e dikujt tjetër. - A dëshiron të kthehesh prapa? A mund t'ia falësh Saimirit dhe ta pranosh përsëri në jetën tënde?

- Tërë pasditen nuk kam menduar për të. Nuk e di çka do të të thosha, sinqerisht. Nuk e di çka do të ishte më mirë...

- Duhet të mendosh çka do të ishte më mirë për ty, e jo për të tjerët. Jeta jote është vetëm jotja, mos e harro këtë dhe rastet që të ikin nuk të ofrohen më.

- Nëse e refuzoj propozimin e tij, rast i humbur për mua mund të jetë edhe Saimiri - mendova me zë të lartë. - Por, mund të jetë edhe krejt e kundërta …

- Më duhet të mendoj mirë. Me të vërtetë është me rëndësi që ta marr vendimin adekuat.

- Por, mos e merr tani! Tani kemi një detyrë më të rëndësishme: të vendosim se çka të porosisim.

- Dhe, kjo të duket detyrë e lehtë? Shiko se çfarë specialitetesh mahnitëse kanë në meny - thashë duke bërë shaka.

- Porosite ndonjë gjellë të cilën kurrë nuk e gatuan, diçka të ndryshme - më këshilloi ai.

- Ke të drejtë! Tanimë pashë disa specialitete shumë atraktive. Derisa prisnim që kamerieri të na sillte atë që kishim porositur, Krenari ia filloi bisedës në tema joformale dhe më nuk e përmendëm jetën time private.

- Nëse nuk je e lodhur, më pas do të të çoj në një vend të mrekullueshëm, të cilin duhet ta shohësh - më tha ai. - Sot tanimë ia arrita ta vizitoj tërë qytezën, për së gjati dhe për së gjeri.

- Por, jam i sigurt se nuk ke qenë në këtë vend sekret.

- A është larg nga këtu? - e pyeta me kureshtje.

- Jo, dhjetë minuta. U nisëm pa u ngutur. Në fund të shëtitores, afër detit, gjendej një lloj shpelle. Sapo hymë në të, në anën tjetër pamë një tufë drite. Kur dolëm në anën tjetër, u gjetëm në plazhin e ndriçuar nga rrezet e diellit që perëndonte. Pamja ishte me të vërtetë mahnitëse, gati joreale.

- Ende nuk kam parë diçka më të bukur! - thashë e ngazëllyer.

- A e ke ftohtë?- Pak, por do të duroj - thashë unë. (vijon)

(Kosova Sot)

20 orë e 25 minuta më parë
14/11/18