Meshkujt nuk i durojnë vajzat si këto - Dashuri - Kosova Sot
Meshkujt nuk i durojnë vajzat si këto

Meshkujt nuk i durojnë vajzat si këto

VAJZAT QË GJITHMONË ANKOHEN DHE NUK KËNAQEN KURRË Femrat e tilla kurrë nuk janë të kënaqura, në gjithçka kërkojnë negativitet dhe asgjë për ta nuk është e mirë. Pa marrë parasysh se çfarë bën partneri, për to nuk është mirë. Ankohet në gjithçka: nga ajo se si është veshur, çfarë stili të flokut që ka, çfarë dhurate i keni blerë, si i duket dhoma, si sillen në shoqëri. Dorën në zemër: a do të dëshironit të keni një të dashur që ankohet në gjithçka?  

VAJZAT QË BESOJNË NË PRINCIN NË KALË TË BARDHË

Djemtë nuk pëlqejnë vajzat romantike naive që me sy hapur ëndërrojnë për jetën e përsosur, shtëpinë e madhe dhe princin me kalë të bardhë. Imagjinata nuk është e dëmshme, por vetëm në suazat reale. Mirëpo, nëse femra që nga dita e parë planifikon të ardhme të përbashkët, madje që ka zgjedhur edhe ngjyrën e qenit që e blejnë, kjo është e tepërt. Shumica e djemve pëlqen spontanitetin, femrat që janë reale, që nuk planifikojnë të jetojnë në përrallë. 

(Kosova Sot)

12 orë e 11 minuta më parë
17/10/18