Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (10)

  • 30 January 2018 - 15:19
Ngjarje e vërtetë: Fillova ta jetoja jetën, vetëm pasi që u ndava nga ai (10)

Krenari njërën dorë e vendosi mbi krahun tim në mënyrë që të më ngrohte dhe unë u shtanga e tëra. Mos vallë e ka kuptuar krejt gabimisht se shkuarja ime në këtë vend do të thotë diçka më shumë për të, po e pyesja veten time e brengosur. Një grua, e cila e kalon pushim e vetme dhe pranon ta kalojë natën e shoqëruar me të. Ndoshta e ka keqinterpretuar se unë tashmë jam në dispozicion për të. Mirëpo, në një moment Krenari erdhi në përfundim se ishte vonë, dhe se të nesërmen i duhej të zgjohej herët.

- Edhe unë para vetes kam një ditë të lodhshme, në "wellness" - po bëja shaka. Përsëri u ndjeva e relaksuar, frika ime tashmë ishte zhdukur. - Lumë si ty! Por, ti këtë edhe e meriton - ma hodhi një shikim përplot me inkurajim. Porsa kemi arritur në hotel, Krenari u tregua një zotëri i vërtetë dhe ma puthi dorën në ndarje e sipër para dhomës sime. Pra, meshkuj të caktuar nuk kanë ekzistuar vetëm në romanet e imagjinuara të dashurisë.

- Të faleminderit për gjithçka dhe natën e mirë - e përshëndeta. Menjëherë u zhyta në gjumë dhe ditën tjetër jam kënaqur si kurrë më parë në jetën time, duke bërë masazh, banjë dhe saunë. Më dukej se po ëndërroja. Me të vërtetë nevojitej shumë pak që njeriu të kënaqej. Saimiri gjithë këto vite nuk kishte bërë asnjë gjë të vetme që të kënaqem dhe të ndihem ashtu, së paku bile. Ai ndaj meje sillej sikur ndaj femrës që kujdeset për punët dhe shtëpinë e tij. Ai kurrë nuk më kishte pyetur si jam, apo nëse kam nevojë për diçka. Kurrë nuk ishte munduar që të ma plotësojë asnjë dëshirë të vetme, të cilën do të mund ta theksoja, duke shpresuar se ai një ditë do ta kuptonte porosinë. Por, jo kurrë, kurrë fare. Dhe, ajo fjali e shkurtër, ato pesë shkronja, ishin përgjigjja në të gjitha dyshimet. Pos kësaj, si ma ktheu mua, në përkushtimin tim për të dhe familjen? Me tradhti. E unë duhet t'i kthehem përsëri një njeriu si ky? Jo, nuk mund ta bëj një gjë të tillë, as nëse bëhet fjalë për të mirën e fëmijëve. Së pari nuk isha e sigurt nëse kthimi im ishte i mirë për ata, e po ashtu si do të dukesha karshi njerëzve të tjerë. Ka ardhur momenti që ardhmërinë time t'ia përkushtoj vetëm vetes sime, marrë parasysh se në të kaluarën nuk kam mundur ta bëj këtë. Mora telefonin mobil në dorë dhe u përgjigja në porositë e Saimirit. "Kurrë nuk do të fal, nuk të dashuroj më dhe dua shkurorëzim", ia kam shkruar. U ndjeva e lehtë dhe e kam kuptuar se ky ishte vendimi i duhur, të vetmin vendim që kam mundur ta marr. Madje edhe i habitur se si kam mundur të kem dyshime rreth këtij vendimi. Shumë shpejt më erdhi një porosi dhe duke menduar se ishte nga Saimiri, vrapova ta fik telefonin, por ishte nga Krenari: "Me të vërtetë kam kaluar mirë sonte me ty. Ti je një grua e veçantë, Blerina. Mos e harrë këtë". Këto fjalë duhet t'i shikoj me kujdes, më tha vetja ime derisa buzëqeshja. E kam kuptuar se në jetë mund të ndodhin gjëra krejt të papritura, gjëra të mira e jo vetëm fatkeqësi. Dhe, ndoshta, kush e di, nuk do të ishte e pamundur që pranë vetes ta kem një mashkull. Nuk po mendoja ta kërkoj në pafundësi, por nëse ndonjëherë do të më ofrohej rasti, do ta shfrytëzoj. Por, para gjithë kësaj, mua më mbetet që ta bind të më dashurojë dhe nëse ia ndien për lumturinë time. Të ardhmen time porsa tani më duhej ta zbuloja - dhe ta përjetoja. FUND

NGA NESËR MUND TA LEXONI TREGIMIN TJETËR, TË BAZUAR NË NGJARJE TË VËRTETË "SI MA NDRYSHOI JETËN NJË FEMËR E PANJOHUR".

(Kosova Sot)