Burri rrëfen ankthin: Gruaja nuk po kënaq në seks qe tri vite, shkaku i ...

  • 31 January 2018 - 17:31
Burri rrëfen ankthin: Gruaja nuk po kënaq në seks qe tri vite, shkaku i ...

Një burrë 30-vjeçar, ka rrëfyer për “The Sun”, historinë erotike me gruan e tij 25-vjeçare. Ai ka treguar se i mungon seksi me gruan, e cila nuk e dëshiron atë seksualisht tash e tri vite.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e tij të plotë:

Ndjej se është një pjesë vërtet e rëndësishme e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Unë nuk dua të jem celibat për pjesën tjetër të jetës sime.

Gruaja ime dhe unë po jetojmë si shokë pas asnjë moment intimiteti seksual.

Kurrë nuk do të doja ta humbja atë, por më mungon shumë seksi.

Unë jam 30 vjeçar, ndërsa gruaja ime është 25 vjeçare dhe ne kemi një vajzë katërvjeçare.

Ne ishim së bashkë vetëm gjashtë muaj, para se ajo të mbetej shtatzënë dhe ne nuk kemi pasur më marrëdhënie seksuale, prej kur ajo ishte pesë muajshe shtatzënë.

Në fillim ajo nuk dëshironte të bënte seks gjatë shtatzënisë, të gjë cilën e pranova.

Por, as tash ajo nuk do të bëjë asgjë, derisa tani edhe vajza jonë fle në dhomën tonë.

Nuk kemi pasur privatësi dhe seks qe tri vjet me gruan time.

Nëse e përmend seksi, gruaja thotë se ai është i brishtë për t’u menduar.

Por, unë ndjej se seksi është një pjesë vërtet e rëndësishme e një marrëdhënieje të shëndetshme.

Unë nuk dua të jem beqar në pjesën tjetër të jetës sime.

Përgjigja e psikologes:

Sigurisht që do të duhej ta bëni këtë.

Tregojini gruas tuaj se seksi është një pjesë normale e një marrëdhënieje të rritur dhe të dashur, dhe ju të dy duhet të flisni se si ta zgjidhni këtë para se kjo të thyejë familjen tuaj.

A nuk e ka shijuar ajo asnjëherë seksin përpara se të mbetej shtatzënë?

E-fletëpalosja ime “Si të ndizni zjarrin e saj” duhet të jetë e dobishme për ju të dy.

(Kosova Sot)