Bëni kujdes! Mesazhet me përmbajtje seksuale mund t’ju shkatërrojnë lidhjen

  • 01 February 2018 - 13:03
Bëni kujdes! Mesazhet me përmbajtje seksuale mund t’ju shkatërrojnë lidhjen

Një jetë aktive me mesazhe që kanë përmbajtje seksuale mund të duket si një shenjë që marrëdhënia juaj është në drejtimin e duhur, por studimi i fundit thotë të kundërtën.

Studiuesit e Universitetit të Albertës kanë kryer një studim, ku sollën efektet e mesazheve seksuale në lidhjet e 615 njerëzve. Sipas këtij studimi, kanë dalë disa pasoja të habitshme pas dërgimit të fotografive provokuese.

Ata treguan se të dërgosh pamje sa herë merr mesazhin “Çfarë ke veshur” mund të shtojë diçka të veçantë në marrëdhënien tuaj, ndryshe nga pjesa tjetër që nuk pëlqejnë të flasin me terma të tilla.

Hulumtimi zbuloi dhe diçka ndryshe ku lidhja mund të shkatërrohet vetëm për këtë arsye. Sipas studimit, ata që dërgojnë mesazhe provokuese që lidhen vazhdimisht me seksin janë të pasigurt në lidhjen e tyre.

Ndërkohë Adam Galovan, shkencëtari i rastit tha se të gjithë po përqendrohen në këto pjesën seksuale duke lënë pas gjërat e tjera dhe kur nuk përfitojnë atë që dëshirojnë mund të përfundojnë në ndarje.

(Kosova Sot)