Shikoni ëndrra seksuale? Mësoni kuptimin e tyre të vërtetë

  • 02 February 2018 - 12:39
Shikoni ëndrra seksuale? Mësoni kuptimin e tyre të vërtetë

Ëndrrat janë një dimension i paparashikueshëm që shpesh herë na fusin në një “botë” të bukur ose të komplikuar.

Gjithsesi, e vërteta është se hormonet luajnë gjithashtu rolin e tyre dhe kjo është krejt normale, por cili është vërtetë mesazhi që fshihet pas ëndrrave të seksit?

Tradhtia

Nëse je t’i i tradhtuari, kjo është një shenjë se po ndiheni i paplotësuar me lidhjen tuaj. Të tradhtohesh në ëndërr nxjerr në pah pasigurinë dhe xhelozinë tuaj!

Seks me ish-të dashurin!

Mos u panikosni, jo domosdoshmërisht tregon se doni të ktheheni me të. Një ëndërr e tillë tregon se se ju ende e mendoni ndarjen dhe keni frikë se mos lidhja e radhës do të ketë të njëjtin fat.

Seks me të njëjtën gjini (nëse jeni heteroseksual)

Kjo tregon se ti po fillon të pranosh tipare të karakterit tënd. Atributet e gruas për të cilën t’i po ëndërron janë në fakt reflektimi i asaj që ti ke nevojë dhe dëshiron të jesh.

Seks i papërshtatshëm

Njerëz të cilët i shohim shpesh mund të jenë pjesë e ëndrrave tona. Nuk do të thotë se ka diçka me ndjenjë mes jush, është thjesht mënyra se si truri i percepton gjërat e përditshmërisë, shkruan “Women’s Health”.

(Kosova Sot)