Bëj dashuri me shefin 3 herë në ditë, por ai…

  • 02 February 2018 - 15:01
Bëj dashuri me shefin 3 herë në ditë, por ai…

Ndodh edhe kjo

Një grua ka treguar historinë për psikologen e ‘The Sun’, për aferën që ka me shefin, me të cilin bën seks 3 herë në ditë, por ai do të largohet dhe ajo humb punën dhe shefin. Kjo është letra e saj:
Shefi im dhe unë bëjmë seks në mëngjes, pastaj në drekë dhe edhe një herë para se të shkoj në shtëpi.

Por, ai po zhvendoset për në Spanjë, për të hapur një lokal dhe unë do ta humb punën dhe do ta përfundoj aferën me të. Jam e shkatërruar.

Ai është 35 vjeçar, ka dy fëmijë dhe ka një kompani printimi, ku unë jam vetëm punëtore. Unë jam e martuar, 47 vjet, por njerëzit më thonë se jam më e re.

Bëj seks me të sepse nuk e kam atë në shtëpi. Burri im është 52 vjet dhe mendon se jeta duhet të ndalohet pasi tashmë është i vjetër.

Ai fle, shikon televizor ose luan lojëra.

(Kosova Sot)