Ngjarje e vërtetë:Si ma ndryshoi jetën një FEMËR E PANJOHUR (4)

  • 03 February 2018 - 15:19
Ngjarje e vërtetë:Si ma ndryshoi jetën një FEMËR E PANJOHUR (4)

Dhe, a e kam realizuar ëndrrën e prindërve të mi? Varet nga cili kënd shikohet kjo. Në punën time realisht isha i suksesshëm, por edhe më tutje isha një punëtor i klasës së mesme, i cili theksohej me punën e tij dhe asgjë më tepër. Ndoshta për arritjen e qëllimeve më të larta nevojitej ai zjarri nga brenda, të cilin me sa duket unë nuk e posedoja. Pa kurrfarë dyshimi, materialisht isha i brengosur, por a mund të falënderohesha se ndihesha i sigurt? Nuk isha aq naiv sa të besoj se si të hollat nuk luajnë kurrfarë roli, por jo dhe aq budalla që të besoj se me të holla dhe me gjëra mund të sigurohet siguria.

- Çfarë bëni? Po mendoj, cila është puna juaj? - Hana befasisht e ka thyer qetësinë.

- Në një ndërmarrje mjaft të suksesshme punoj si analist – isha shumë i shkurtë me përgjigjen time sepse isha e i bindur se kjo nuk i interesonte aspak. - Tingëllon interesante – nuk isha e sigurt nëse vetëm po ma bën qejfin apo me të vërtetë po mendonte ashtu. Unë nuk dëshiroja të lëshohem në bisedën se nëse ishte apo nuk ishte interesante puna ime. Por, Hana nuk e kishte vëmendjen rreth asaj se unë fare nuk isha i interesuar këtë temë.

- Çfarë ka atëherë në këtë hartë? Disa tabela të mëdha me llogari të tmerrshme – me dorën e saj po depërtonte nëpër hartën e zezë, e cila ishte e shtrirë atje në ulësen e pasme dhe para se ta merrja unë atë, ajo tashmë e kishte hapur atë.

- Opa! Çfarë është kjo – këtë zë e përcjelli me një fishkëllimë të lehtë.

- Asgjë. Hobi me të cilin unë e vras kohën. Pa lidhje – ashtu i turpëruar po murmurisja.

- Kjo nuk është fare pa lidhje. Në fakt, kjo është diçka e klasit të parë – më befasoi magjepsja e saj në zërin e saj. Më pas ka pasuar një bisedë midis asaj vajzës së re, e cila deri dje ishte vetëm një adoleshente dhe biseda midis meje, i cili në vete po besoja se jam mashkull i pjekur, i cili saktë e dinte ku po e fuste veten dhe se ku po dërgonte e gjithë kjo. Harta të cilën e kisha në dorë Hana fshihte skicat e mia, të cilat i bëja gjatë kohës sime të lirë. Këto ishin skicat e mobileve, sofave të ndryshme që ishin hapat e mi të fundit të përjetuar që prezantonin dashurinë rinore për artin dhe dizajnin. Kurrë nuk ia kisha treguar askujt, e as Meritës, femrës që e dashuroja dhe me të cilën kisha një lidhje të suksesshme tash e tri vjet. Hana, duke i shikuar, pa menduar shumë më mbuloi me komplimente, e mahnitur me idetë e mia që i kisha hedhur në letër, ide që për të ishin të bukura, argëtuese, dhe origjinale. Ajo ishte habitur për faktin se unë kurrë nuk kisha provuar që këto ide dhe skica të “ëmbla” të mobileve t’i jetësoja, e sidomos edhe më shumë kur i kisha treguar se ajo ishte personi i vetëm që deri më tani i kishte shikuar.

- Përse po i fshihni këto? Sikur të dija unë të punoja diçka kaq të bukur, do të dëshiroja që të gjithë t’i shohin – e në shikimin e saj po vërehej një moskuptim. A do të më besonte sikur t’i thosha se nuk po kam kohë të mjaftueshme? Me siguri se jo, sepse shpirti i saj i freskët dhe i çiltër e njeh gënjeshtrën prandaj do ta kuptonte menjëherë se më mungon guximi, dhe se unë më nuk po kam vetëbesim në veten time dhe se nuk po mundem t’i përcjell më ëndrrat e mia.

- Me cilëndo prej këtyre skicave, me siguri se do të fitonit çmime në njërën nga ato panairet, ku ekspozojnë mobilet dhe të gjitha ato gjërat e bukura të dizajnuara. Madje, ndoshta edhe do të ziheshin të tjerët për t’i pasur punimet tuaja. Mobilet tuaja. Do të pasuroheshin brenda një viti, e famën as të mos e përmend – buzëqeshja e Hanës po më bënte të mahnitur, derisa ajo po i afrohej fletëve të fundit në hartë.

- Kjo është e pamundur – u shpreha disi me ashpërsi dhe po e ndjeja veten time se si po më kaplonte mllefi, duke ardhur nga një drejtim krejt i panjohur. (vijon)

(Kosova Sot)