7 gjërat që ndodhin kur pauzoni me seks - Dashuri - Kosova Sot
7 gjėrat qė ndodhin kur pauzoni me seks

7 gjėrat qė ndodhin kur pauzoni me seks

Ndarje, udhëtim, punë? Ka shumë arsye për të cilat jeta juaj seksuale mund të vuajë. Ja 7 gjërat që ndodhin kur e humbasni atë ndjenjë:

1. Keni ankth

Seksi u ndihmon njerëzve të lirohen nga stresi, kjo pasiqë truri në ato çaste çliron kimikate që na bëjnë të ndjehemi mirë, sikurse oksitocina dhe endorfina.

2. Meshkuj, keni kujdes me kancerin e prostatës

Meshkujt që kanë seks të rregullt kanë 20% më pak gjasa të zhvillojnë kancer të prostatës. Arsyeja? Ejakulimet e shpeshta mund të largojnë substancat e dëmshme nga prostata.

3. Jeni e prirur për ftohje dhe grip

Njerëzit që kanë seks të rregullt një herë apo dy herë në jave, kanë 30% më shumë hemoglobinë, në krahasim me ata që nuk kanë seks.

4. Rreziku juja për Infeksione të Traktit Urinar ulet.

Rreth 80% të infeksioneve në traktin urinar ndodhin brenda 24 orëve të marrëdhënies. Gjatë seksit, bakteria në vaginë mund të përfundojë në mitër, ku e shkakton infeksionin. Andaj, kur pushoni me seks, keni më pak gjasa për një infeksion të tillë.

5. Pasiguritë rreth lidhjes ju futen në kokë

Kur ju mungon seksi në lidhje, mund të paraqiten probleme me vetëbesimin, fajin si dhe uljen e niveleve të oksitocinës dhe hormoneve të tjera. Gjithashtu shton brengat se partneri do të drejtohet tek ndonjë person tjetër për të plotësuar nevojat seksuale.

6. Rreziku për mosfunskionim të ereksionit rritet

Meshkujt që nuk kanë seks të rregullt kanë dyfish më tepër gjasa të përjetojnë mosfunksionim të ereksionit, përkundër meshkujve që kanë seks një herë në javë apo më shumë.

7. Mund të ndjeheni më depresive

Femrat janë më depresive kur ju mungon seksi, mirëpo mund të mos jetë seksi shkaku që ndjehen ashtu. Studimi tregon se në spermë ndodhen disa përbërës sikurse melatonina, serotonina dhe oksitocina, që e përmirësojnë disponimin e femrës që ka seks të pambrojtur.

(Kosova Sot)

10 orë e 9 minuta më parë
19/02/18