PËRSE FEMRAT E FORTA E TË PAVARURA E KANË TË VËSHTIRË TË DASHUROHEN

  • 06 February 2018 - 17:06
PËRSE FEMRAT E FORTA  E TË PAVARURA E KANË TË VËSHTIRË TË DASHUROHEN

A jeni menduar ndonjëherë përse femrat e pavarura e kanë të vështirë të dashurohen? Kjo pasi femrat e sotme kanë nevojë për siguri nga bashkëshorti, në mënyrë që edhe ato të mund të kënaqen në këtë botë. Është viti 2018 dhe jemi më të lirë se kurrë më parë. Por, nëse jeni femër e fortë, e pavarur, kjo nuk do të thotë se nuk dëshirojnë një mashkull.

KOMPROMISI

Nëse keni qenë e fortë dhe e pavarur për një periudhë të gjatë kohore, atëherë jeni shumë e vendosur në rrugëtimin tuaj. Për të shtuar një dimension të ri mund të jetë një vendim i vështirë për të bërë, sidomos nëse dashuria ka një rrugë tjetër në krahasim me atë që ju e bëni. Puna për ta kujtuar këtu është se ky person do të jetë i dashuri yt, jo fëmija. Nuk do të dëshirojnë t'jua diktoni jetën, sikurse ju që nuk e dëshironi një gjë të tillë.

TË VËRTETAT E NDRYSHME

Një grua e pavarur me opinione të forta shpesh beson që në shumicën rasteve ajo ka të drejtë, por në fakt ka shumë rrethana dhe situata që nuk ofrojnë ndonjë përgjigje 'të saktë'. Interesi juaj për dashuri mund të shikojë diçka ndryshe prej jush dhe kjo është bukuria e natyrës njerëzore.

STANDARDET E LARTA

Kur e jeton jetën sikur nga tekstet e Beyoncé, do ta kuptosh që standardet tuaja rriten e rriten. Standardet e larta janë diçka e mirë për t'i pasur. Ata ju bëjnë që mos të pranoni më pak sesa që meritoni, por problemi shfaqet në momentin kur standardet janë aq të larta saqë askush nuk mundet t'i arrijë.

LIRIA

Disa femra të pavarura rrinë larg marrëdhënieve të gjata, sepse kanë frikë se do të ketë kufizim në lëvizjen apo lirinë e tyre, por kjo në fakt nuk është ashtu. Secili partner që do ta zgjidhni me qenë me të do të respektojë nevojat tuaja dhe nevojën për të jetuar në të njëjtën kohë. Është ky mirëkuptim dhe respekt për njëri-tjetrin që ju bën tërheqës në rend të parë.  

TRADITA

Shpesh, do të ketë një dëshirë të lindur për ta tradhtuar traditën në çfarëdo mënyre që mundeni, duke i dhënë prioritet pavarësisë suaj moderne, duke u bashkuar dhe duke u bërë vetëm një çift i dashuruar me një shtëpi me tarraca, dy fëmijë dhe një qen. Ju mbetet juve të krijoni traditat tuaja me partnerin. Të jesh në dashuri nuk do të thotë që duhet t'ju qaseni normave të vjetra shoqërore.

(Kosova Sot)