I riu: Tradhtova të fejuarën 2 ditë pasi i propozova, nuk e ndaloj veten që të shkoj me femra të tjera

  • 10 February 2018 - 10:50
I riu: Tradhtova të fejuarën 2 ditë pasi i propozova, nuk e ndaloj veten që të shkoj me femra të tjera

Një djalë i ka shkruar psikologes të “The Sun” se ka tradhtuar të fejuarën e tij dy ditë pasi i kishte propozuar. Ai shprehet se e do çmendurisht, por gjithashtu nuk e ndalon veten që të shkojë me femra të tjera.

Ja letra që i shkruan psikologes:

Nuk kam patur asnjëherë më parë një lidhje kaq të fortë si me të fejuarën time, dhe e di se do e humbas nëse më zbulon. Por vazhdoj ta tradhtoj.

Prindërit e mi u ndanë kur unë isha 11 vjeç pasi babai tradhtonte gjithmonë mamin. Kjo e fundit u lidh me një burrë tjetër pas dy vitesh. Ai e keqtrajtonte, por nëna ime i jepte të gjithë vëmendjen atij e mua më injoronte.

(Kosova Sot)