Ngjarje e vërtetë:PËR TË MË NUK ISHA “NË MODË”! (5)

  • 11 February 2018 - 14:06
Ngjarje e vërtetë:PËR TË MË NUK ISHA “NË MODË”! (5)

Në fakt unë po e mendoja atë që e thashë, edhe pse vetëm unë e di se sa e vështirë ishte të arrihej ajo ndjenjë. Por, as Anitës e askujt tjetër nuk kam mundur t’i flas rreth asaj se sa shumë kam luftuar me veten time dhe sa vështirë jam pajtuar me shkuarjen e Agonit. Ai ishte në jetën time, edhe në pikëllimin dhe kënaqësinë time, por unë nuk e lejoja që të gjitha këto të më kaplojnë dhe të më pushtojnë. Edhe sot ndjej dhimbje, kur kujtoj vitin e parë që nga shkuarja e tij, gjithçka ishte ironike, nuk mund ta përcillja jetën e tij nëpërmes titujve që i shikoja nëpër revista. Thuajse nuk mjaftonte vetëm fakti se ai kishte shkuar, por për jetën e tij të re në martesë unë e kuptoja nga të tjerët, nga pasqyra që më serohej para syve. Pikërisht kur qetësohesha, përsëri në ndonjë kioskë, ndonjë shitore, në tavolinën e ndonjë kafeterie, po më dilte martesa e tij me dikë tjetër. Kudo që shkoja dhe kudo që sillesha, po më shikonin sytë e tij nga revistat. Në fillim tentoja të shmang gjithçka, revistat në kioske dhe në restorante, kam shmangur lajmet për ‘yjet”, por njëra më kaploi aq shumë, kur pashë prindërit e fëmijës, të cilëve fëmija po fillon vitin e parë të shkollës në gjimnaz. Unë në fakt edhe e bleva atë revistë, thuajse që edhe pa të nuk kisha mjaft mundime dhe dhimbje dhe po e shikoja me kujdes atë fotografi dhe po e lexoja tekstin për fëmijën e mençur dhe të talentuar. Përbrenda kam shikuar shumë foto të familjes së gëzuar dhe familjes së rëndësishme, të cilës ia kishin kushtuar hiç më pak se katër faqe. Edhe pas kaq shumë viteve po ndjeja dhimbje. Por ajo faqe, në një farë mënyre më ka sjellë ngushëllim dhe ilaç, sepse kjo ishte hera e parë që unë, nga një kënd tjetër, me një sy dhe shikim tjetër, po e shikoja bashkëshorten e Agonit, të bukur dhe të gjatë, me flokë bionde. E ky shikim më ka zbuluar diçka dhe mua më bëri të lumtur: se disa femra thjeshtë nuk kanë fat. Natyra për dikë është nënë e për dikë tjetër është njerkë. Për të, për fat të keq ishte njerkë. Edhe pse ishte shumë më e re se sa që isha unë, fëmijët dhe vitet e kishin bërë të veten. Që nga ai moment, më kurrë nuk e kam larguar kokën nga revistat. Ajo foto e re më ka ndihmuar ta ushqej, atë pjesën time të vogël, atë pjesën e keqe të shpirtit tim dhe ishte një ngushëllim i ëmbël për mua. Kam menduar se këtu ka diçka të drejtë. - Kurrë nuk ma ke treguar arsyen e vërtetë të ikjes së Agonit – po vazhdonte shoqja ime. - Ta kam thënë Anita. E di se njerëzit qëllojnë se ka edhe ndonjë arsye të fshehtë, të cilin nuk e përmend, madje ka fjalë se me atë bionden ishte edhe më parë, por unë këtë nuk e di. Ja, edhe unë jam mësuar të gënjejë. Atë që mund ta them tashmë e ke dëgjuar prej meje. Jemi shndërruar në persona të tjerë në krahasim me ata që ishim dikur, në vitet e para të bashkëjetesës sonë. E di se kjo nuk tingëllon si arsye e duhur, por shkaku i tyre është krijuar një mes midis neve. Ai kishte dëshirë për shkëlqim të jashtëm dhe prezantim, e unë gjithë shkëlqimin e kësaj bote e ruaja në zemër. Si mund t’ia shpjegoj Anitës se pranë vetes ai kishte një grua të bukur dhe të suksesshme, por me gjithë këtë ai kërkonte ta kishte një tjetër grua të bukur dhe të suksesshme. Kur burrit më nuk i dukesh atraktive, kur ndaloni që të mos jeni tërheqëse për të, e shtrati i martesës i duket jo i rehatshëm, kur i pengon ajo që ju e bëni, kur tenton t’ia ndryshojë personalitetin vetëm se nuk është si disa nga bukuroshet e televizorit. A ka rëndësi për mua Anita ime, se kush ishte ajo tjetra? Unë nuk ia thashë Anitës atë që thellë e ndjej në zemër, se Agoni herë do kur do të kthehet. Arsyeja ishte e thjeshtë. Dashuria. Ashtu si jemi dashuruar ne nuk mund të dashurohet askush. Dhe, pikërisht për faktin se pse gjithë këto vite ai po më shmang, se kurrë nuk më ka thirrur dhe kurrë nuk më ka pyetur se si jam, sepse unë fare mirë e njoh Agonin, më thotë se ai mua nuk më ka harruar, por vetëm se për momentin është duke e jetuar një jetë tjetër. (vijon)

(Kosova Sot)