Ngjarje e vërtetë: SI E LAJMËROVA BURRIN E DHUNSHËM NË POLICI (2) - Dashuri - Kosova Sot
Ngjarje e vërtetë: SI E LAJMËROVA BURRIN E DHUNSHËM NË POLICI (2)

Ngjarje e vërtetë: SI E LAJMËROVA BURRIN E DHUNSHËM NË POLICI (2)

- Ne të dy të vetëm mund t’i përballemi botës, Albulena më thoshte gjithmonë. Të dua kështu si je, të tërën, vetëm për veten time. Prindërit e mi e kanë vërejtur se jam dashuruar dhe dëshironin të njihem me Emilin, e ai u prezantua ashtu si më së miri, si zotëri i vërtetë dhe kishte dhënë gjithçka nga vetja për t’i bërë ata për vete. Që sot e kam të qartë se ai që atëherë, si një merimangë, e kishte lëshuar rrjetën e tij, në të cilën po mëtonte të fuste prenë e tij, në mënyrë që mund ta mbyste më pas. Prindërit e mi nuk kishin asgjë kundër kësaj lidhjeje, ishin të kënaqur që ai ishte më i vjetër se unë në moshë, sepse, sipas tyre, vitet e tij e shihnin si përparësi se ai ishte më serioz dhe më i pjekur, në krahasim me bashkëmoshataret e mia. Pos kësaj, ata vlerësonin se ai kishte një punë të sigurt, dhe se ndaj meje ishte shumë i kujdesshëm dhe i butë. Unë e dashuroja çmendurisht dhe kur më ka propozuar, ia fillova të qaja nga lumturia. Gjatë kohës së propozimit nuk kisha kurrfarë dyshimi rreth karakterit të tij, madje edhe atëherë kur e vërejta se pa vullnetin e tij po vizitonte familjen e tij. Më fliste se pas vdekjes së prindërve të tij, kishte ardhur deri te pëlcitja e lidhjes midis tij dhe vëllezërve të tij, dhe se askush prej tyre nuk ishte munduar që ta përmirësojë lidhjen midis tyre. Ende më kujtohet thirrja telefonike, aspak e zakonshme e motrës së tij, Gentës.

- A je plotësisht e sigurt se e dashuron, Albulena – më pyeti disa ditë pasi e kemi lajmëruar martesën tonë. - Natyrisht, ai është mashkulli më i butë dhe më i ndjeshëm që e kam njohur ndonjëherë – iu përgjigja pyetjes së saj të befasishme.

- Nganjëherë njerëzit nuk janë ashtu si duken të jenë – komentoi me kujdes.

- Çfarë dëshiron të thuash – po insistoja dhe po më pengonte sjellja e saj dhe dëshiroja ta dija se cila ishte arsyeja e këtyre komenteve të këqija rreth Emilit.

- Duhet të kesh shumë kujdes Albulena. Dashuria nuk mund gjithmonë t’i ndryshojë njerëzit. Unë u nervozova, si guxonte të fliste kaq tmerrshëm për vëllanë e vet? Prej nga kjo e drejtë që të përzihet në lidhjen tonë? - Dëgjo, shkaku se e dua Emilin dhe nuk dëshiroj ta pikëlloj, do ta mendoj se këtë thirrje telefonike nuk e ke bërë fare, në të kundërtën, do ta ndërpres secilin kontakt me ty – i thashë me vendosmëri..

- Le të të ruajë Zoti Albulena – m’u përgjigj me një zë të çuditshëm para se ta ndërpriste lidhjen. Në atë moment unë isha shumë e bindur se një gjë të tillë e bëri për faktin se dëshiron ta shkatërrojë lidhjen tonë. Isha tepër e dashuruar që më ndryshe ta kuptoja qëllimin e bisedës së saj: përgatitjet për martesë, euforia shkaku i gjithë atyre risive në jetën time, si dhe mendimi se në një të ardhme të afërt do të mund të bëhesha nënë, aso nëne si gjithmonë kam dëshiruar të jem, më kishin bërë të shurdhër në një paralajmërim si ky. Unë ulja krahët edhe atëherë, kur shoqet e mia më flisnin se Emili dhe unë jemi izoluar për së tepërmi, e unë vetëm i rrotulloja sytë kur i ati im më thoshte se si Emili është xheloz për të gjithë ata që më duan dhe ma duan të mirën. Po ndihesha mirë në renë time të lumturisë, të cilin nuk e kisha ndërmend ta lija as për një arsye të vetme në botë. U martuam gjatë një dite verore: ai po dukej si një princ nga përrallat, e unë po e shikoja me adhurim. Kur jemi nisur për në muajin e mjaltit, disponimi tij ka ndryshuar. Ledhatimet dhe prekjet e tij ishin më pak të buta, e herë pas here i dilnin disa fjalë të ashpra. Por, menjëherë pas tyre vinin disa fjalë të ëmbla, të cilat menjëherë ma turbullonin mendjen. Isha me mashkullin me një ndryshim të disponimit, që nga disa ledhatime të buta vinin në disa shprehje të errëta. Isha e tmerruar dhe e befasuar me këtë ndryshim, por nuk po lejoja të më pushtonin mendimet e këqija. (vijon)

(Kosova Sot)

9 orë e 1 minuta më parë
25/09/18