PSIKOLOGËT ZBULOJNË ARSYET PËRSE ÇIFTET NUK GUXOJNË TË NDAHEN

  • 20 February 2018 - 09:26
PSIKOLOGËT ZBULOJNË ARSYET PËRSE ÇIFTET NUK GUXOJNË TË NDAHEN

Kur pasioni humbet, disa çifte nuk kanë vullnet për t'u ndarë dhe kështu mbesin në lidhje, e cila nuk premton

INVESTIMI

Kur dikush investon shumë emocione, mund dhe kohë në një lidhje, nuk heq dorë lehtë. Në mënyrë maksimale do të mundohen që ai investim të shpaguhet në fund. Kur një çift ka dhjetë vite martesë, histori të përbashkët emocionale, dy fëmijë dhe patundshmëri të përbashkët, më vështirë e kanë të ndahen.

PESIMIZMI

"Përse do ta ndërprisja këtë lidhje kur jam edhe ashtu e sigurt se nuk ka më mirë për mua". Deklarata të tilla me siguri se u janë të njohura. Personat që për nga natyra janë pesimistë nuk shohin kuptim në ndaljen e diçka të keqe për të mos u bërë edhe më keq.

MANIPULIMI

Njëri nga partnerët është në teh të ndërprerjes së lidhjes, por të tjerët e manipulojnë dhe e detyrojnë të heq dorë. Premtimet se gjithçka do të ndryshojë, në kombinim me deklaratat dramatike apo për gjestet në dashuri, janë krejt të zbrazëta dhe krejt sipërfaqësore. 

(Kosova Sot)